Shkëndija udhëton në Antalya
Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 20 January 2018
Ekipi të premten ka mbyllur përgatitjet në Tetovë dhe sot në mëngjes është nisur drejt Antalya-s ku do zhvillohet faza e dytë dhe kryesore e përgatitjeve dimërore, shkruan infokusi.com.
Shkëndija do të qëndrojë në Turqi deri më 4 shkurt, ndërsa përveç stërvitjeve do të zhvillojë edhe katër ndeshje kontrolluese.
Kuqezinjtë largohen nga Maqedonia e ftohtë për të qëndruar 14-të ditët e ardhshme në Antalya të Turqisë për fazën e dytë të përgatitjeve dimërore. Shkëndija kërkon të shfrytëzojë kushtet optimale që ofron kjo qendër dhe përveç seancave të rregullta stërvitore përmes 4 ndeshjeve kontrolluese do të tempohet forma për vazhdimin e garave në futbollin vendor ku kërkohen trofe.
Stafi teknik paralel me përgatitjen e ekipit për gjysmësezonin pranveror vëmendje i kushton edhe të ardhmes, duke përfshirë në ekspeditë disa të rinjë. Shkaku i dëmtimit në Tetovë mbetet Arbin Zejnullai, ndërsa me skuadrën në Antalya do të jenë të rinjtë Ensar Luma, Alban Rasimi, Ylber Beqiri nga shkolla e Shkëndijës dhe Leard Sadriu i ardhur nga Ferizaji.
Gjatë 2 javëve në Antalya, ekipi do të zhvillojë 4 ndeshje kontrolluese (Zurich-Zvicër 22 janar, Olimpik Donetsk-Ukrainë 26 janar, Dinamo Zagreb-Kroaci 30 janar dhe Qabala-Azerbajxhan 3 shkurt).
Ekspedita e Shkëndijës në Antalya:
Portierë: Kostadin Zahov, Bekim Rexhepi, Saladin Mustafi, Artan Iljazi.
Mbrojtës: Bazhe Todorovski, Mevlan Murati, Egzon Bejtullai, Olsi Teqja, Mevlan Adili, Leard Sadriu, Ylber Beqiri, Ardian Cuculi.
Mesfushorë: Ennur Totre, Besmir Bojku, Armend Alimi, Enis Fazlagiç, Sabit Bilalli, Ferhan Hasani.
Sulmues: Izair Emini, Alban Rasimi, Ensar Luma, Marjan Radeski, Stenio Junior, Besart Ibraimi, Shefit Shefiti.
Stafi teknik: Qatip Osmani (kryetrajner), Bashkim Livoreka (ndihmës trajner), Erhan Selimi (ndihmës trajner), Samet Zejneli (trajner i portierëve), Metin Dalip (trajner kondicional). /INFOKUSI.COM
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...