Sport

Shkëndija e Tetovës me pesë sfida në muajin shkurt

Autori: Gazeta inFokus 18:46 | 07 February 2018

Kuqezinjtë po zhvillojnë përgatitjet përfundimtare për fillimin e gjysmësezonit pranveror, ndërsa vetëm muaji shkurt sjell pesë përballje shumë të rëndësishme, shkruan infokusi.

Shkëndija nis më 14 shkurt me Vardarin për të vazhduar me transfertat me Shkupin dhe Vardarin në Kupë, si dhe sfidat si vendas me Akademia Pandevin dhe Pobedën.

Pas rikthimit nga Antalia të dielën, futbollistët janë lënë të lirë për tre ditë, ndërsa nga e enjtja vazhdojnë me seanca stërvitore për të tempuar formën për sfidën e parë zyrtare të vitit 2018. /INFOKUSI.COM

-Advertisement-

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera