Lifestyle

Shkencëtarët zbulojnë ngjyrën e re të rrallë të syve që e ka vetëm 1% e popullsisë!

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 22 July 2024

Shkencëtarët pretendojnë se kanë identifikuar një ngjyrë të re të syve, e cila sipas tyre është më e rralla te njerëzit.

Shumica prej nesh janë të njohur me katër ngjyrat bazë të syve: kafe, blu, hazel (kombinim i kafes, jeshiles, grisë) dhe e gjelbër.

Për shumë vite, sytë e gjelbër konsideroheshin si sytë me ngjyrën më të rrallë pasi e kanë vetëm 2% e njerëzve në botë. Por, kjo ka ndryshuar kohët e fundit pasi shkencëtarët kanë identifikuar një ngjyrë tjetër si më të rrallën. Ata pretendojnë se ngjyra më e rrallë e syve nuk është më jeshilja, por ajo gri.

-Advertisement-

Vlen të përmendet se grija ka qenë pjesë e blusë, por ekspertët tani kanë ripërcaktuar përkufizimet e tyre dhe e kanë bërë grinë një ngjyrë krejtësisht të veçantë.

Le të shohim tani sa të zakonshme janë ngjyrat e ndryshme të syve. Epo, ngjyra kafe deri tani është ngjyra më e zakonshme. Kjo ngjyrë gjendet midis 55% dhe 79% të popullsisë së botës, sipas VeryWell Health. Më pas është bluja, e cila gjendet midis 8 dhe 10%, dhe jeshilja që gjendet te rreth 2% e popullsisë. Së fundi, ne kemi grinë, ngjyra që tani po largohet nga bluja dhe përbën më pak se 1% për qind të popullatës si në SHBA, ashtu edhe në botë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera