Shkencëtarët: Katastrofa do të na vijë nga nëntoka
Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 05 February 2018
Ngjan si një skenar filmi: një forcë magnetike e padukshme që mbron jetën në tokë kundër rrezeve vrasëse të hapësirës dobësohet. Shpërthimet e rrezatimit shkatërrojnë satelitët tanë të komunikimit, dhe bën black out energjitik në Tokë.
Mbizotëron kaosi. Kanceri tek njerëzit shumëfishohet pasi rrezatimi i pambrojtur nga Dielli shkatërron AND-në e njerëzve. Miliarda krijesa në të gjithë botën vdesin për shkak të pasi hutohet aftësia e tyre për të migruar për shkak të ndryshimeve të fushës magnetike të planetit.
Në fund të fundit, vetë atmosfera e Tokës largohet për shkak të erërave diellore, siç ndodhi shumë kohë më parë me planetin Mars, kur fusha magnetike e tij u shpërnda.
Por ky nuk është një film fantastiko-shkencor. Shkencëtarët paralajmërojnë se kjo mund të ndodhë vërtetë për shkak të një revolucioni të menjëhershëm të brendësisë së Tokës, shkruan Daily Mail.
Ekipi i monitorimit me teknologji të lartë tregon mjaft shenja se polet magnetike të tokës po ndryshojnë, dhe kjo për shkak të ndryshimeve të thelbit të hekurit në zemër të planetit tonë. Nëse kjo ndodh, fusha magnetike e Tokës do të rrokullisej. Gjatë një mijë vjetësh kjo do të ndryshojë tërësisht, mbrojtja jonë jetësore magnetike do të bëhej më e dobët, dhe për rrjedhojë me pasoja katastrofike.
Shkencëtarët parashikojnë se ajo mund të dobësohet me 1/10 e forcës së saj magnetike të zakonshem, duke zvogëluar rrënjësisht mbrojtjen e Tokës kundë rrezatimit dhe grimcave të ngarkuara të energjisë që vijnë nga erërat diellore.
Dëshmia në shkëmbinjtë e hershëm, tregon se ndryshimet në fushën magnetike të Tokës kanë ndodhur dhe më parë. Nën mbulesën e ngurtë të Tokës është një shtresë e hekurit të lëngshëm që mbahet i tillë për shkak të nxehtësisë që depërton nga sipërfaqja e Tokës. Janë pikërisht rrymat e lëvizshme të këtij metali që veprojnë si një elektromagnet gjigant.
Sipas Agjencisë Europiane të Hapësirës, (ESA) procesi besohet të marrë disa shekuj në terma njerëzorë.
Dëshmia tregon se ndryshimi i ardhshëm është tashmë në proces. Mburoja magnetike e Tokës aktualisht po dobësohet dhjetë herë më shpejt se sa mendohet më parë, në 5 përqind për dekadë, sipas të dhënave satelitore të mbledhura nga ESA.
Fusha magnetike po dobësohet veçanërisht në Amerikën e Jugut, një zonë që shkencëtarët e quajnë anomalia e Atlantikut të Jugut.
Të dhënat nga monitorimi i ESA kanë zbuluar gjithashtu ‘aktivitet të shqetësuar’ në rrymat e hekurit të lëngshëm nën sipërfaqen e Tokës, gjë që sugjeron se fusha mund të jetë gati të ndryshojë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...