Fun & Video

Shkencëtarët e befasuar me gjetjen e peshkut pa fytyrë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 31 May 2017

Peshku pa fytyrë që është gjetur në thellësinë prej katër kilometrash, i ka befasuar shkencëtarët australianë.

Në ekspeditën e parë të këtij lloji, që është zhvilluar në ujërat mes Quenslaand dhe Tazmanisë, është gjetur gjallesa që ishte përshkruar vetëm në disa libra të vjetër, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Peshku pa fytyrë i gjetur në katër kilometra thellësi

Më parë kishte pasur përshkrime, për një peshk që nuk ka fytyrë, ndërsa pjesa e pasme e tij është e mprehtë si shigjeta.

Njëjtë sikurse edhe kjo krijesë, që ka vetëm vrima të hundës dhe gojë, si dhe fletëza shumë të mprehta.

Gjallesa që ka vetëm gojë dhe hundë

Për të kapur atë, janë shfrytëzuar rrejta të veçanta të pajisura me kamera, që zbresin duke u komanduar nga larg dhe kapin gjallesa të ndryshme.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera