Shkëmbimi i zjạṛṛit mes Sekiraqëve e Capave: Rreth 100 plụmba janë shkrepur nga dy grupet
Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 02 September 2024
Familjet Sekiraqa dhe Capat, të njohura edhe si grupe që janë në konflikt qe një kohë vazhduan ‘betejën’ të dielën mbrëma që përfundoi tragjikisht. Një konflikt me armë mes tyre në lagjen Aktash në Prishtinë la të vdekur një person dhe pesë të tjerë u plagosën. Të plagosurit po ruhen në QKUK dhe tashmë Policia ka dalë me raport zyrtar.
Nga Policia kanë bërë me dije se pesë personat e plagosur janë duke u trajtuar në QKUK, “nën masën e arrestit dhe mbikëqyrjes policore”.
Ndërkohë, Sinjali ka mësuar se nga dy grupet është gjuajtur me armë rreth 100 herë.
Salih Sekiraqa, Korab Gashi (vëllai i të vrarit Premtim Gashi), Robert Llumnica (29-vjeçar), Fatos Abazi (35-vjeçar) dhe Valdrin Ademi (21-vjeçar), janë të dyshuar për përfshirje në këtë incident tragjik.
Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje” dhe tashmë kanë nisur hetime intensive nga Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
“Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë të shtënave me armë ndërmjet dy grupeve. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion.”
Të tjera
-
“Ëndërrat e tij u ndalën në gjysmë”, Drejtoresha e Arsimit në Malishevë me telegram ngushëllimi për 12 vjeçarin që vdiq sot
Drejtoresha e Arsimit në komunën e Malishevës i ka dërguar telegram ngushëlli...
-
Osmani takohet me Hovenierin, thotë se po bëhen përpjekje për intensifikimin e raporteve Kosovë-SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur dje në takim të rregullt ambasa...
-
Ish e dashura e Haxhi Shalës fejohet me ish bashkëpartiakun e tij Bekim Brestovcin
Këngëtarja Angjelina Shala është fejuar me drejtorin e Shërbimeve Publike në ...
-
Rama tregon projektet që përfshihen në buxhetin për vitin 2025, i cilëson si më madhoret në historinë e kryeqytetit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se buxheti i Komunë...
-
A e goditi presidentja Osmani, Edita Tahirin me deklaratën për Urën e Ibrit?
Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka kundërshtuar përfshirjen e Urës së Ibri...
-
E dhimbshme: Ky është 55 vjeçari që vdiq në aksidentin në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë
Gjatë mëngjesit të sotëm ndodhi një aksident i rëndë mes një kamioni dhe një ...
-
PSD me aksion nesër pranë urës së Ibrit
Partia Socialdemokrate ka njoftuar se do të mbajë nesër një aksion afër u...
-
Hungaria s’e mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, nuk i kontribuon dialogut Kosovë-Serbi
“Hungaria nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”....
-
KQZ vendos për logon e re të institucionit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të mërkurën për logon e re të inst...
-
GAP: Kosova vazhdon të jetë shteti me raportin më të pabarabartë import-eksport
Instituti GAP, ka vlerësuar se Kosova vazhdon të jetë shteti me raportin më t...
-
Liberalizim për poseduesit e pasaportave ilegale serbe në Kosovë, vendimi firmoset në Strasburg
Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola dhe përfaqësuesja e Hungari...
-
Deputetët gjermanë në Kosovë, takojnë ministrin Murati
Një grup i deputetëve gjermanë nga Komisioni për Punë dhe Çështje Sociale, po...