Sport

Shkëmbi konfirmon kontaktet e para me Ballkanit, Shehu tregon se dëshiron të jetë pjesë e suharekasve

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 23 December 2020

Klubi i Ballkanit gjatë ditës së sotme ka shkarkuar nga detyra e trajnerit, Ismet Munishin, shkruan Gazeta inFokus.

Skuadra nga Suhareka ka nisur kërkimet për trajner të ri.

Dy emrat me të përmendur për të marrë drejtimin e Ballkanit janë Bledi Shkëmbi dhe Orges Shehi.

-Advertisement-

Në një intervistë për KOHËN Shëkmbi ka konfirmuar se është kontaktuar nga Ballkani, por akoma nuk ka asgjë zyrtare, kurse Shehi ka zbuluar se nuk është kontaktuar akoma nuk klubi.

“Në mos gaboj jam kontaktuar dje nga një zyrtar i Ballkanit, por vetëm më ka pyetur nëse jam i lirë apo jo dhe asgjë konkrete. Me kënaqësi do të kthehesha të punoj në Kosovë, sepse kam kaluar një vit të mirë me Lirinë dhe në futbollin kosovar në përgjithësi”, ka thënë Shkëmbi për Kohën.

Kurse Shehu ka thënë se nuk është kontaktuar, megjithatë do të dëshironte të bisedonte me Ballkanin.

“Nuk kontaktuar me asnjë, por unë Kosovën nuk e ndaj nga Shqipëria dhe më pëlqen futbolli në Kosovë. E përcjelli dhe do të ishte kënaqësi të bisedoja me ndonjë skuadër në Kosovë e aq më tepër me Ballkanin”, ka thënë Shehi.

Ismet Munishi ka drejtuar Ballkanin për 18 muaj, por nuk ka fituar asnjë titull./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera