Lajme

Shkëlqim Devolli takon John Kerryn dhe kryetarin e New Yorkut, Eric Adams

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 22 September 2022
Drejtuesi i njërës prej korporatave më të mëdha në Kosovë, Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli, po e vazhdon qëndrimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është duke zhvilluar shumë takime me politikëbërës dhe sipërmarrës amerikanë.
Devolli ka takuar gjatë ditës ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, i cili ka qëndruar edhe në Kosovë sa ishte në detyrë.
Kerry, i cili sot mban postin e emisarit special të Presidentit Biden për ndryshimet klimatike, ka folur me afaristin kosovar për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, kurse ky i fundit e ka falëmnderuar ish-sekretarin e shtetit per angazhimin e tij për Kosovën.
Gjithashtu, Shkëlqim Devolli e ka takuar edhe kryetarin e New Yorkut, Eric Adams, të cilit i ka treguar se biznesi i parë i korporatës me shtetin amerikan ka qenë hapja e Prince Coffee House në këtë qytet.
Komuniteti shqiptar i New Yorkut dhe integrimi i tyre në botën e biznesit në SHBA kanë qenë ndër temat e diskutuara në këtë takim.
Shkëlqim Devolli në fillim të javës ka takuar edhe njërin nga politikanët më të popullarizuar në SHBA, Ted Cruz, në zyrat e Senatit, si dhe Guvernatorin e shtetit të Texasit, Greg Abbott, me të cilët ishin diskutuar temat e bashkëpunimit ekonomik SHBA – Kosovë.
Senatori Cruz, i cili kishte qenë në garë për ta fituar kandidaturën e republikanëve për president të SHBA-së, i ka uruar suksese të mëtutjeshme Devollit në afarizmin përtej Atlantikut.
Shkëlqim Devolli ka vendosur qendrën logjistike dhe të distribuimit të bizneseve të Devolli Corporation për territorin amerikan në Texas.
Vitin e kaluar, Devolli Corporation kishte arritur qarkullim të përgjithshëm prej rreth 400 milionë eurosh, prej të cilave rreth 200 milionë eksporte drejt SHBA-së. Me mbi 4500 të punësuar në disa njësi biznesore dhe të prodhimit, kjo korporatë është shpallur edhe si punëdhënësja më e madhe dhe tatimpaguesja më e madhe në Kosovë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera