Lajme

Shkatërrohet një bandë e kokainës, arrestohen katër shqiptarë

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 03 October 2021

Një bandë e trafikut të kokainës është goditur nga policia italiane, ku të arrestuar janë katër shqiptarë dhe një italian, ndërsa një anëtar tjetër është shpallur në kërkim.

Mediat italiane raportojnë se të arrestuarit janë Angjelin Lleshi, 30 vjeç, Amarildo Perloshi, 33 vjeç, Leonard Vishaj, 33 vjeç, dhe Elton Beleshi, 39 vjeç, të gjithë të lindur në Shqipëri dhe banues në Aosta, si dhe Diego Gustavo Corchia, 41 vjeç, lindur dhe jeton në Aosta.

Ndërkohë, sipas mediave italiane, operacioni i policisë ishte koduar “Illyricum”, për shkak të emrit që përdorte grupi i shqiptarëve për tu’ identifikua. Sipas hetimeve të policisë italiane, Vishaj kishte rolin e korrierit në grup, ndërsa Beleshi shitësi me shumicë. Lleshi, Corchia dhe Perloshi merreshin me përpunimin e drogës dhe nga shitjet përfitonin rreth 15 mijë Euro në muaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera