Lajme

Shkarkohet shefi i sektorit të hetimeve të korrupsionit në Polici

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 13 September 2018

Drejtori i Departamentit për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Kosovës, Shemsi Igrishta, është shkarkuar nga pozita e tij për t’u vendosur në Mitrovicë si kapiten.

Lajmin për shkarkimin nga pozita e tij e mëparshme e ka bërë të ditur për KALLXO.com vet Igrishta, duke thënë se shkarkimi erdhi në bazë të vendimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

“Po është e vërtetë, kjo ka ndodhë pasi jam gradu, jemi ngrit në pozitë. Kjo tregon caktim të pozitave tash në vende tjera. Unë jam Kapiten dhe jam caktuar të punoj në Stacionin e Policisë Jugu në Mitrovicë”, tha Igrishta.

-Advertisement-

Në 19 vjetorin e Policisë së Kosovës u graduan pesë nënkolonelë, katër majorë e 57 kapitenë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera