Lajme

Shkarkohet ministrja Albena Reshitaj

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 01 August 2018

Ditë më parë Gazeta inFokus ka raportuar se kryeministri Haradinaj në bashkëpunim me krerët e tjerë të partive politike në koalicionin qeverisës, kanë filluar riformatimin e Qeverisë.

Sipas burimeve, pritet të shkarkohen të paktën katër ministra, të cilët do të zëvendësohen me katër të tjerë.

Bëhej fjalë për ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ministrin e diasporës, Dardan Gashi dhe u raportua se do të merren masa ndaj ministrit të Brendshëm, Bejtush Gashi, si dhe ndaj ministres së Mjedisit, Albena Reshitaj.

-Advertisement-

E ndaj kësaj të fundit, siç duket janë marrë masa.

Siç raporton koha.net, Albena Reshitaj është shkarkuar nga pozita e ministres.

Sipas këtyre burimeve, shkarkimi ka të bëjë me mosmarrëveshjet për taskforcën e krijuar nga kryeministri Ramush Haradinaj për mjedisin. /inFokus

LEXO: http://gazetafokus.com/ekskluzive-haradinaj-nis-formatimin-e-qeverise-ja-cilet-ministra-pritet-te-shkojne-ne-shtepi/ 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera