Lajme

Shkarkime në Ministri të Arsimit

Autori: Gazeta inFokus 20:25 | 20 September 2023

Vetëm pak ditë pasi presidentja Vjosa Osmani ka dekretuar ligjin për zyrtarë publik, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka marrë vendim për shkarkimin e tre drejtorëve në ministrinë që drejton.

KosovaPress ka siguruar vendimet ku nga detyra janë shkarkuar drejtori i Inspektoratit në MASHTI – Defrim Gashi, drejtori i Qendrës së Studentëve – Fatmir Sfishta dhe drejtori i Institutit Pedagogjik të Kosovës – Nezir Çoçaj.

Gjykata Kushtetuese kishte kontestuar disa nene të këtij ligji, ndërsa të martën, Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar Osmanin se ka bërë shkelje kushtetuese me aktin e dekretimit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera