Lajme

Shkaktoi qëllimshëm aksident për përfitim të sigurimit, kërkohet paraburgim prej 30 ditësh për të pandehurin

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 19 December 2024

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditës ndaj të dyshuarit G.B., i cili dyshohet se qëllimshëm shkaktoi aksident trafiku, me synim përfitimin e sigurimit.

Sipas njoftimit të policisë, i pandehuri që nga data 17 dhjetor 2024, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale “Keqpërdorimi i sigurimit”,.

“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar me datën 08 Dhjetor 2024, rreth orës 14:15, në Ferizaj, rr. “Rexhep Bislimi”, saktësisht tek rrethrrotullimi,  i pandehuri G.B.,  me qëllim të arkëtimit të parave dhe benefiteve të sigurimit nga siguruesi, e dëmton pasurinë e siguruar dhe pastaj e lajmëron rrejshëm dëmtimin,  në atë mënyrë që qëllimisht shkakton aksident trafiku duke drejtuar veturën të llojit Golf VII dhe në kohë të caktuar rrit shpejtësinë e lëvizjes  dhe me anën e majtë të veturës  e godet veturën e të dëmtuarës I.T.,  cila ishte duke lëvizur në rrethrrotullim, ndërsa pësojnë lëndime edhe dy pasagjerët në veturën e të dyshuarit, me çka ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i sigurimit” nga neni 326 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera