Shkaktoi aksidentin ku vdiq një person, i zëvendësohet burgimi me gjobë
Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 23 September 2021
Dënimi me 6 muaj burgim i është zëvendësuar me 3 mijë euro gjobë, të akuzuarit Safet Tulla, i cili e kishte bërë këtë kërkesë pas shpalljes së vendimit për burgim, më 4 gusht 2021 nga Gjykata Themelore në Prizren.
Ai akuzohej se në tetor të 2020-ës, duke e drejtuar traktorin me gjysmë rimorkio, pa pajisje të sinjalizimit të dritës dhe pajisje të shënimit të ngarkesës, vetura e tani të ndjerit Besmir Grulaj kishte goditur traktorin dhe pastaj goditet nga vetura e Florim Bellanicës, ku mbeti i vdekur tani i ndjeri Grulaj dhe u lënduan të dëmtuarit Florim Bellanica dhe Dardan Grudaj.
Si rrjedhojë e kësaj, kjo prokurori pas dy muajsh kishte ngritur aktakuzë ndaj tij, për veprën penale “rrezikimi i trafikut publik”.
Pasi i akuzuari në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur me 4 gusht 2021, e kishte pranuar fajësinë, gjykata të njëjtën ditë e kishte shpallur edhe aktgjykimin, duke e dënuar të njëjtin me 6 muaj burgim.
Por, ky dënim iu zëvendësua me dënim me gjobë në shumë prej 3 mijë euro.
Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prizren, nëse i akuzuari nuk e paguan dënimin me gjobë, atëherë ky dënim do t’i zëvendësohet me dënim me burg, ku 20 euro do t’i llogaritet një ditë burgim.
Në aktgjykim thuhet se gjykata gjendjen faktike e kishte vërtetuar nga vet pranimi i fajësisë nga ana e të akuzuarit Tulla, i cili në këtë seancë kishte kërkuar nga gjykata një dënim më të butë, pasi ishte penduar për veprimin e bërë dhe kishte thënë se është hera e parë që bie ndesh me ligjin.
Ai kishte thënë se derisa kishte qenë duke e drejtuar traktorin ishte goditur nga një veturë, rimorkio ishte shkëputur dhe kishte dalë jashtë rrugës me ç’rast ishte goditur Besmir Grudaj.
Sipas këtij vendimi, gjykata ka vërtetuar se i akuzuari kishte kuptuar natyrën dhe pasojat e pranimit të fajësisë dhe se ky pranim ishte bërë pa kushtëzim dhe vullnetarisht nga ana e tij.
Sipas gjykatës, si rrethanë lehtësuese gjykata e ka pasur parasysh pranimin e vullnetshëm të fajësisë, pendimi e tij, sjelljen korrekte, gjendjen ekonomike, të cilat rrethana sipas këtij vendimi, kanë ndikuar që gjykata t’i shqiptojë dënim me gjobë në shumë prej 3 mijë euro, të cilën gjobë i akuzuari mund ta paguajë me tri këste.
“Sipas bindjes së gjyqtarit gjykues, dënimi me gjobë ndaj të akuzuarit, duke i marrë për bazë rrethanat e përmendura me lartë, është dënim i drejtë, në harmoni me peshën e veprës penale dhe shkalljen e përgjegjësisë së të akuzuarit”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Tutje, sipas këtij aktgjykimi, me këtë dënim mund të arrihet edhe qëllimin i dënimit sipas nenin 41 të Kodit Penal, i cili konsiston në parandalimin e të akuzuarit nga kryerja e veprave penale në të ardhmen dhe të bëjë rehabilitimin e tij, të parandalojë personat e tjerë nga kryerja e veprave penale dhe të shpreh gjykimin shoqëror për veprën penale ngritjen e moralit dhe forcimin e detyrimit për respektimin e ligjit.
Sipas aktakuzës, më 11 shtator 2020, në rrugën rajonale Gjakovë-Piranë, Komuna e Prizrenit, i akuzuari Tulla e kishte drejtuar mjetin e tij të punës traktorin me gjysmë rimorkio të ngarkuar me ushqim për kafshë, pa pajisje të sinjalizimit të dritës dhe pajisje të shënimit të ngarkesës.
Për shkak të mosrespektimit të rregullave të trafikut rrugor nga ana e të akuzuarit, tashmë i ndjeri Besmir Grulajt me automjetin e tij në pamundësi për të vëzhguar traktorin, e kishte goditur të njëjtin në pjesën e pasme të anës së majtë të gjysmë rimorkios dhe si pasojë e kësaj, automjeti i tij kishte kaluar në shiritin e kundërt të rrugës, e më pas goditet nga një kamion të cilin e drejtonte i dëmtuari Florim Bellancia.
Si rrjedhojë e këtij aksidenti kishte humbur jetën Besmir Grulaj, kurse i dëmtuari Bellancia kishte pësuar lëndime të rënda trupore, si dhe lëndime kishte pësuar edhe i dëmtuari Dardan Grudaj i cili kishte qenë pasagjer me tani të ndjerin.
Për këto veprime, Tulla ngarkohej me veprën penale “rrezikimi i trafikut publik”, nga nenin 370, par.9 lidhur me par.6 dhe 1 të Kodit Penal, vepër me të cilën kryesi dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet.
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç̧ nëse nga gjykata vërtetohet se janë̈ fajtorë me vendim të formës së prerë./BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...