Sport

Shkaktari kryesor për problemet në Chelsea, shiriti i kapitenit!

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 14 November 2017

Roman Abramovich nuk e donte që zëvendësues i John Terryt si kapiten të ishte Gary Cahill.

Pronari i Bluve të Londrës preferonte që kapiten të jetë David Luiz e jo anglezi, Cahill, transmeton IndeksOnline.

Lajmin e ka konfirmuar Ian McGarry, duke u cituar edhe nga “Daily Star”.

-Advertisement-

“Ai është i dashur nga pronari i klubit që të jetë si pasardhës i John Terryt. Dhe fakti se Cahill është kapiten e jo Luiz, debati për këtë cështje bëhet pas cdo dy jave kur Abramovich është prezent në Stamford”, ka thënë McGarry.

Kjo situatë ka shkaktuar probleme në stafin e Chelseat, por tani është rregulluar disi.

Antonio Conte me ndihmën e stafit e bëri Cahillin kapiten, kurse i zëvendës kapiten e vendosi spanjollin, Cesar Azpilicueta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera