Shitet koncesioni i aeroportit të Vlorës – Pacolli blen me 4’450 euro aksionet e turqve, bëhet zotërues i 98% të kuotave
Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 09 February 2023
Kompania Mabco Constructions, e biznesemeni Behgjet Pacolli, ka marrë në zotërim 98% të aksioneve të koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, pasi bleu me 4 450 euro aksionet që zotëroheshin nga kompania turke, që ishte pjesë e konsorciumit fitues.
Marrëveshja me turqit e “YDA INSAAT SANAYI VE TICARET”, që zotëronin 40% të kuotave është nënshkruar në shtator të vitit të kaluar, ndërkohë që transaksioni është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në fund të vitit që lamë pas. 2% e aksioneve do të vijojnë të mbahen nga kompani tjetër, që rezultoi fituese ghatë garës së partenritetit public privat A2 Group.
Objekt i kontratës është projektimi, ndërtimi, operimi, mirëmbajtja e më pas transferimi i kësaj vepre aeroportuale tek insitutcionet shtetërore. Ndërkohë që, sikurse është bërë e ditur kohëzgjatja e koncesionit do të jetë për një periudhë 35-vjeçare, teksa oferta e shpallur fituese ishte 104 mln euro.
Ndërkaq, përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri me dije se Aeroporti i Munihut do të jetë zyrtarisht operatori i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. “Konsorsiumi i drejtuar nga Behgjet Pacolli, tashmë me një bashkëpunëtor ekselent si Aeroporti i Munihut , i ka të gjitha shanset për të qenë lideri rajonal në fushën e aviacionit civil”, – komnetoi Balluku.
Gjithsesi, vepra është kontestuar më herët nga 36 organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, që i kanë kërkuar qeverisë të anulojë projektin për shkak të pozicionimit të tij në zonën e mbrojtur të Vjosë –Nartës. Po ashtu, edhe Konventa e Bernës ka kërkuar ndalimin e punimeve, teksa një padi është depozituar në gjykatë nga organizatat e shoqërisë civile.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa ...
-
Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjes...
-
Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjes...
-
40 ditë paraburgim për personin e kërkuar nga Interpoli
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të...
-
“Nuk ka shenja dhu*e”- Tragjedia në Shkodër, policia jep detaje të reja për trupin e nëntë vjeçares
Ndryshon dinamika e ngjarjes së rëndë në Shkodër. Policia ka dalë në një n...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa ...
-
Tre persona arrestohen nga antidro*a në Fushë Kosovë
Policia ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në Fushë Kosovë, dyshohen p...
-
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës
Kanë kaluar më shumë se dy dekada prej kur është premtuar se do të fillojë nd...
-
Nderohen dëshmorët, Ramosaj: Deçani dha djem e vajza të devotshëm për lirinë e Kosovës
Në kuadër të Ditës së dëshmorëve dhe martirëve të kombit në Komunën e Deçanit...
-
Konjufca: Gëzuar Pashkën të gjithë bashkëqytetarëve të besimit ortodoks
Kryekuvendari, Glauk Konjufca i ka uruar Pashkët të gjithë bashkëqytetarëve t...
-
Abdixhiku uron besimtarët ortodoksë: Më shumë harmoni dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, i ka uruar besimta...
-
Kurti uron besimtarët ortodoksë për Pashkët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët...