Lajme

Shiste pasaporta false spanjolle, arrestohet 35-vjeçari shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 02 October 2021

Një 35 vjeçar është arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë proceduar, pasi kanë pasjisur me pasaporta false spanjolle një familje kundrejt 25 mijë eurosh.

Policia shqiptare ka sekuestruar 4 pasaporta të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme.

35-vjeçari me iniciale N.M është arrestuar, ndërsa shtetasit K. M., 41 vjeç dhe S. A., 31 vjeçe janë proceduar.

-Advertisement-

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi N.M në bashkëpunim dhe me shtetas të tjerë(punohet për identifikimin e tyre)kundrejt shumës rreth 25.000 Euro dyshohet se ka pajisur me pasaporta të falsifikuara spanjolle shtetasit K. M dhe S. A, dhe dy fëmijet e tyre të mitur me qëllim udhëtimin e tyre drejt Gjermanisë.

Shtetasit K. M dhe S. A, kanë tentuar dy herë të kalojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit por si rezultat i forcimit të masave të kontrollit në këtë aeroport nuk kanë mundur dot të largohen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera