Sport

Shiriti në krahun e Lukakut, Courtois braktis Belgjikën dhe bëhet problem për “Djajtë”

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 19 June 2023

Në kombëtaren e Belgjikës ka nisur një çështje që mban emrin e Thibaut Courtois. Portieri belg nuk është paraqitur në grumbullimin e kombëtares në hotel para ndeshjes kualifikuese ndaj Estonisë për një hatërmbetje rreth çështjes së shiritit të kapitenit.

Në mungesë të Kevin De Bruyne kapitenit të parë, shiritin ndaj Austrisë e mbajti Romelu Lukaku dhe në ndeshjen e radhës ndaj Estonisë, trajneri Domenico Tedesco vendosi që shiriti do t’i kalonte gardianit të Real Madrid.

Megjithatë, ky veprim nuk është aprovuar nga Courtois i cili reagoi duke lënë përkohësisht grumbullimin, një veprim që u pasqyrua edhe në njoftimin e vetë Federatës së Belgjikës.

-Advertisement-

Mbetet për t’u parë tashmë se si do të veprojë trajneri Tedesco që pritet të mbajë konferencën zyrtare para sfidës me Estoninë, aty ku mund të paralajmërojë edhe masa ndaj portierit 31-vjeçar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera