Lajme

Shillovë e Gjilanit, një burrë gjendet i vdẹkur në shtëpinë e tij

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 05 August 2024

Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Shillovë të Gjilanit.

Sipas dëshmitarëve viktima, nuk kishte dalë nga shtëpia për tri ditë.

Policia njofton se me vendim të prokurorit është hapur me forcë dera e shtëpisë ku viktima është gjetur pa shenja jete.

-Advertisement-

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori si dhe ekipi i zjarrfikësve që kanë asistuar për tërheqjen e trupit pasi ishte dekompozuar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera