Rozë

Shikoni si hidhën para në dasmën ku këndoi Aurela Gaçe, prezent ishte edhe djali i Sali Berishës (Video)

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 04 October 2017

Tashmë është bërë e zakonshme të shohim dasma dhe performanca të këngëtarëve shqiptarë ku hedhen shuma të mëdha të hollash.

Një video e postuar në Facebook nga faqja Malësi e Madhe nga një gëzim familjar ku hidhen tufa parash ka nxjerrë në pah emra VIP të politikës dhe skenës shqiptare.

Ndër ta spikasin djali i ish-kryeministrit Berisha, ish-zëdhënësja Juela Meçani, ish-kryepolici Shkëlzen Breçani, etj., ndërkohë që në skenë janë Aurela Gaçe dhe Fatmira Breçani.

-Advertisement-

Ato ia kanë marrë këngës shtruar në tokë, ndërkohë që të pranishmit i hedhin shuma dollarësh nga sipër, siç e do zakoni.

Aurela Gaçe njihet për performancat e saj të zjarrta nëpër dasma. Ajo gjithmonë krijon atmosferë të ngrohtë.

Nga ana tjetër edhe djali i Sali Berishës njihet si një nga biznesmenët më të mëdhenj në Shqipëri. Ai ka qenë i përfolur shpesh në mediat rozë.

Jo për ndonjë gjë, por për bashkëshorten e tij seksi, Armina Mevlani, e cila është një blogure me famë dhe më shumë gjendet në resortet e shtrenjta se sa në Shqipëri. /Albeu

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera