Sport

Shikoni çfarë ka bërë Etrit Berisha në fundjavë

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 11 September 2017
Portali italian “Tuttomercatoweb” ka vënë notat për paraqitjet e futbollistwve pas ndeshjeve të sotme në Serinë A dhe B italiane.
Bie në sy fakti se të gjithë futbollistët shqiptarë që zbritën në fushë janë vlerësuar pozitivisht, edhe Memushaj i cili mbylli ndeshjen me humbje.

Megjithatë, ai që spikat është Etrit Berisha me paraqitjen e tij në fitoren 2-1 të Atalantës ndaj Sasuolos.

NOTAT

Berisha 7 – I jashtëzakonshëm në finale, kur mbron avantazhin me dy ndërhyrje të shkëlqyera ndaj Raguzës dhe Açerbit.

-Advertisement-

Strakosha 6 – I ofron siguri skuadrës së tij si me ndërhyrjet, ashtu edhe në rivënien në lojë të topit. Nuk mund të bëjë asgjë në rastin e golit nga distanca e afërt e Montolivos.

Hysaj 6 – Bën dy gabime në pjesën e parë, por pastaj e merr veten pas pushimit të lojës dhe nuk zhgënjen edhe në ndonjë zbritje në krah. Shumë i aftë në diagonalen për Palacion i cili kishte kaluar Albiol.

Memushaj 6 – Debutim pozitiv për ish-in e Peskarës, i cili vë në vështirësi mbrojtjen e Torinos si kur niset me shpejtësi në qendër, ashtu edhe kur merr krahun.

Ndoj 6,5 – Në pjesën e parë bën të lëvizë mjaft mirë mesfusha e skuadrësbreshiane, raporton Panorama. Në pjesën e dytë mundohet të luajë siç mundet, por është gjithmonë i rëndësishëm për skuadrën, duke marrë shumë shkelma që lejojnë ekipin të fitojë terren. Nga harkimi i tij lind goli i Ferrante.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera