Lajme

Shijak, parandalohet në kohë vrasja e nuses 18-vjeçare

Autori: Gazeta inFokus 08:37 | 19 July 2017

Policia e Shijakut ka arritur të parandalojë në kohë, vrasjen e një nuseje të re, 18-vjeçares L.B. nga bashkëshorti i saj i Zeqir Nurka.

Policia njoftoi sot se falë ndërhyrjes së shpejtë ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të një konflikti familjar dhe ka arrestuar  Zeqir Nurkën,  27 vjeç, banues në Shijak, i cili kishte ushtruar dhunë mbi bashkëshorten e tij në shtëpi ndërkohë që dispononte armë.

Me të marrë njoftim menjëherë në ndihmë të gruas kanë shkuar efektivet dhe gjatë kontrolli në banesë kanë gjetur një automatik Kallashnikov model 56, kalibër 7.62 mm si dhe një kreher me 30 fishekë.

-Advertisement-

Nurka rezultoi i dënuar më parë për kundërshtim të forcave të Policisë.

Dosja e tij i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale” Dhunë në familje” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera