Shifrat e frikshme të Guardiolës; a do ta thyejë rekordin e Fergusonit?

Autori: Gazeta inFokus
14:23 | 25 February 2019
Penalltitë në finalen e së dielës, në “Carabao Cup”, të luajtur mes Chelsea dhe Manchester City, i dhanë Guardiolës titullin e tij të 25-të si trajner. Ky trofe iu bashkua “palmaresit” të pasur të trajnerit spanjoll, ku bëjnë pjesë edhe tre tituj të La Liga-s, dy Kupa Mbreti, tri Superkupa të Spanjës, dy Champions, dy Superkupa Europiane dhe dy Botërorë për Klubet në Barcelonë; tre tituj të Bundesligës, dy Kupa të Gjermanisë, një Superkupë Europiane dhe një Botëror Klubesh; me Bayern Munich; një titull kampioni në Premier League, një “Carabao Cup” dhe një “Community Shield” me Manchester City.
Pep i mori në dorë frenat e Barcelonës në vitin 2008 dhe mbërriti në “Olimpin” e futbollit. Karriera e tij si trajner ka qenë e pandalshme. Kjo shpjegohet në dhjetë sezonet, që Guardiola ka drejtuar një stol: Spanjë, Gjermani dhe Angli, kur mestarja e tij ka qenë 2.5 trofe në edicion futbollistik.
Objektivi më i afërt i Guardiolës është kapërcimi i titujve që kanë fituar trajnerë të tjerë historikë, si Mircea Lucescu (32 trofe), Lobanowski (30), Hitzfeld (28), Stein (26) dhe Scolari (26). Po ashtu, qëllimi madhor afatgjatë, që tashmë shfaqet në horizont, janë 49 titujt e fituar nga Sir Alex Ferguson. Mosha e re e Guardiolës është një tipar, që luan në favorin e tij në këtë drejtim.
Me 48 vite mbi supe aktualisht, Pep ka ende një rrugë të gjatë për të përshkuar si trajner dhe për të arritur suksesin, që dikur e pati legjenda skoceze e Manchester United. Duhet kujtuar se Ferguson i fitoi titujt e parë si trajner në Skoci, në një kampionat modest krahasuar me ligat ku ka drejtuar Guardiola. Aberdeni i dha atij shumë tituj. Pastaj kaloi në stolin e Manchester United, në vitin 1986, ku filloi të shkruajë historinë e artë me 38 tituj në 26 sezone.
Skocezi u pensionua në vitin 2013, në moshën 71-vjeçare, pas 39 vitesh fitore dhe fitore. Mesatarja e titujve të fituar nga Ferguson mbeti në shifrat 1.25, gjysma e asaj, që regjistron aktualisht Guardiola. Në fakt, në qoftë se Pep vijon me ritmin e deritanishëm dhe mbetet trajner aktiv për 39 vite, sa Ferguson, ai mund ta përfundojë karrierën me 97 tituj! Për ta arritur këtë, trajneri katalanas duhet të vazhdojë trajnimin deri në moshën 77-vjeçare.
Afërsisht i nevojiten dhjetë vite, deri në sezonin 2028-2029, që Guardiola të përputhen me shifrat e Sir Alex Ferguson, në aspektin e trofeve të fituar. Deri atëherë, ish-lojtari i Barçës do të jetë 58 vjeç. Moshë krejtësisht e mundshme për ta parë atë në fushat e blerta.

Të tjera
-
Kriza politike në Kosovë, ambasadori gjerman Rohde në selinë e PDK-së takon Memli Krasniqin
Kreu i PDK-së, Memli Kransiqi, ka takuar sot në selinë e partisë, ambasad...
-
“Vrasja nga pakujdesia” e Agon Zejnullahut, reagon edhe EULEX’i
Për atë që Prokuroria në Prishtinë e ka kualifikuar si vepër penale “vrasje n...
-
VV’ja në Prishtinë: Përparim Rama bëri presion për hapjen e pishinës së Gërmisë, një qytetare lëndoi hundën për shkak se s’kishte ujë mjaftueshëm
Enver Redenica nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ka akuzuar kr...
-
“Më duhet të shkojë…” – Kurti vazhdon heshtjen – refuzon të flasë për krizën politike
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe këtë pasdite nuk pranoi të flasë pë...
-
Rrezik në Rrugën B, shtylla elektrike gati të bie
Lexues të Gazetës Infokus kanë dërguar këtë pamje nga Rruga B në Prishtinë, k...
-
“Më duhet të shkojë…”: Kurti vazhdon heshtjen, refuzon të flasë për krizën politike
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe këtë pasdite nuk pranoi të flasë pë...
-
Punëtori ngujohet në vendin e punës në Prizren, Policia e arreston një person të dyshuar
Një shtetas i huaj është arrestuar në Prizren pasi që një person raportohet s...
-
Dy raporte të Policisë për 48 orë – Asnjë fjalë për vdekjen e Agon Zejnullahut: A u tentua të fshihej rasti?
Policia e Kosovës ka publikuar dy raporte 24-orëshe brenda 48 orëve pas vdekj...
-
Gjykata Supreme rrëzon rregulloren e Aviacionit Civil, Faton Fetahu: Fitore për ligjshmërinë dhe interesin publik
Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të paligjshme Rregulloren Nr. 01/2025 t...
-
Dy policë sulmohen në Prizren, njëri brenda stacionit policor
Zyrtarët policorë janë sulmuar në dy raste në Prizren. Rasti i parë ka ndo...
-
Një grua rrah policët në Kaçanik
Një incident ka ndodhur të hënën në Kaçanik. Sipas raportit 24 orësh, një ...
-
“Nana osht shumë keq”- Vëllau i Agon Zejnullahut tregon për gjendjen e prindërve pas tràgjedisë me djalin e tyre
Alban Zejnullahu vëllai i 27 vjeçarit në Lipjan që vdiq në formë tragjike der...