Lajme

Shifër marramendëse, kaq ishte vlera e drogës që u kapë nga Policia e Kosovës

Autori: Ermirë Berisha 21:33 | 23 May 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se vlera e Drogës e cila është konfiskuar sot nga Policia së Kosovës është 6 milionë euro, shkruan Gazeta inFokus.

Sveçla përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vlera e pajisjeve në laboratorin në Izvor ka rezultuar të jetë 1.5 milionë euro.

“Pas shkatërrimit të laboratorit në veri të vendit, Izvor, vlera e drogës së konfiskuar e cila tashmë po shkatërrohet ka rezultuar në vlerë 6 milonë euro ndërsa vlera e paisjeve 1.5 milionë euro’’, shkroi ai në Facebook.

-Advertisement-

Ndryshe, Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në afërsi të kufirit me Serbinë, përkatësisht në vendin e quajtur Izvor./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera