Sport

SHGSK gati për turneun “Burim Hatipi” dhe çmimin “Ali Shala”

Autori: Gazeta inFokus 19:36 | 15 January 2018

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës të martën do të organizojë turneun në futboll të vogël “Burim Hatipi” dhe do të organizojë ceremoninë “Ali Shala”

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës nesër ( e martë) do të organizojë turne në futboll të vogël në nder të gazetarit të sportit dhe legjendës së FC Prishtinës, Burim Hatipi.

Pas përfundimit të turneut, nga ora 16:00 do të mbahet ceremonia “Ali Shala”, ku do të nderohen gazetarët, fotografët dhe kameramanët më të mirë të vitit 2017.

Kjo është njoftuar nga një komunikate e lëshuar nga SHGSK:

-Advertisement-

“Ftohen të gjithë gazetarët sportivë që të marrin pjesë në ceremoninë “Ali Shala” ku do të ndahen shpërblimet për gazetarët, xhiruesit dhe fotoreporterët më të mirë sportivë të vitit. Ceremonia mbahet në Hotel Sirius në Prishtinë, nga ora 16:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës. Ju lutemi, gjeni të bashkëngjitur agjendën dhe detajet tjera të dy aktiviteteve, turneut “Burim Hatipi” dhe çmimit “Ali Shala”. Turneu i futbollit të vogël “Burim Hatipi 2017”, do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, nga ora 10.30 kurse ceremonia “Ali Shala” në orën 16.00 në Hotel “Sirius” në Prishtinë. Këto aktivitete, do të mbahen më 16 janar 2018.

Agjenda:

9.30 – Takimi me mysafirët e ftuar, ekipet pjesëmarrëse

10.00 – Homazhe tek varrezat e dy doajenëve Burim Hatipi e Ali Shala – Dragodan

10.30 – Hapja e turneut “Burim Hatipi 2017”

(Turneu do të zhvillohet me sistem eliminimi, dhe pritet të përfundojë rreth orës 14.30)

15.45 – 16.00 – Pritja e mysafirëve në Hotel “Sirius”

16.00 – 17.00 – Ceremonia “Ali Shala”

(Transmetim i drejtpërdrejt në Radiotelevizionin e Kosovës)

17.15 – Darka solemne për të pranishmit

Luteni që të respektoni orarin, për shkak të transmetimit televiziv”

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera