Sport

Shevchenko befason me listën e futbollistëve për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 19 September 2017
Trajneri i Ukrainës, Andriy Schevchenko ka ftuar shtatë lojtarë që luajnë jashtë kampionatit ukrainas për ndeshjen me Kosovën.
Takimi në fjalë luhet më 6 tetor në “Loro Boriqi” të Shkodrës.

Është Federata Ukrainase e Futbollit që ka zbuluar listën prej shtatë lojtarëve, derisa emrat tjerë do të publikohen në ditët në vijim.

Yjet e tyre mbeten Konopyanka i Schalke 04, Yarmolenko i Dortmundit dhe ZInchenko i Manchester Cityt.

Alexander Kucher (Kayserispor), Eduard Sobol (Slavia Praha), Eugene Konoplyanka (Schalke), Andrei Yarmolenko (Dortmund), Ruslan Malinovsky (Genk), Ruslan Rotan (Slavia Praha) and Alexander Zinchenko (Manchester City), janë të shtatë lojtarët e ftuar.

-Advertisement-

Katër ditë pas ndeshjes me Kosovën, Ukraina e pret Kroacinë në ndeshjen që parashihet të jetë “finale” se cila skuadër mund të fitojë vizën për Botërorin “Rusi 2018”.

ukrainaaaa

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera