Lajme

Shëtit me Kallashnikov nëpër Prishtinë, ndalohet 42 vjeçari

Autori: Gazeta inFokus 00:23 | 24 October 2021

Policia e Rajonit të Prishtinës, sot rreth orës 20:30, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, për kontroll rutinore, kanë ndaluar një veturë dhe pas një kontrolli të detajuar që i është bërë personit dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj një armë e gjatë, AK-47.

Policia gjithashtu ka sekuestruar një karikatorë, si dhe 25 fishekë.

“I dyshuari L.B, mashkull 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar për intervistim në stacionin policor qendra në Prishtinë. Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës dhe me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera