Lajme

Shes kokainë sepse anglezët e duan”, dënohet 21-vjeçari shqiptar në Britani

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 10 August 2019

Një shpërndarës droge me shtetësi shqiptare, i cili po vuan dënimin me 30 muaj heqje lirie, ka pranuar se arsyeja pse shiste kokainë ishte “sepse anglezët e duan”.

Rrjeti prestigjioz britanik “BBC” raporton se shqiptari, R.Toska, 21 vjeç, u burgos në muajin korrik pasi iu gjet një sasi kokaine që kushtonte £850, dokumenta të falsifikuara në sajë të të cilëve kishte hyrë në Britani ilegalisht.

Hyrja në territorin britanik ishte kryer përmes një kamioni në dhjetor të 2018-ës, dhe në Swavesey, Cambridgeshire ku qëndronte me banim, përdorte një patentë me identitetin italian, Maurizio Conti, shruan lapsi. Gjatë dhënies së dëshmisë, Toska ka deklaruar për policët: “Shes kokainë sepse anglezët e duan kokainën.”

-Advertisement-

Ai ka treguar se kishte paguar £8,000 për të hyrë në Britani dhe për të shlyer borxhin kishte pranuar të punonte si shpërndarës droge.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera