Sherri mes Enca Haxhisë dhe Beatrix Ramosajt… më i thellë seç duket!!!

Autori: Gazeta inFokus
12:30 | 17 June 2017
Sapo ka festuar 23-vjetorin dhe nuk e fsheh që kjo periudhë e saj e jetës është e suksesshme në karrierë, pasi u shpall dhe fituese e “Your Face Sound Familiar”.
Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka qenë e intervistuara e radhës nga Kelvi Kadilli në “In Tv”, për të folur për këtë moment të karrierës.
E pyetur për më shumë detaje nga jeta si këngëtare, Trixa tregoi se së shpejti do të sjellë edhe klipin e saj më të ri, ku premtoi se do të shfaqet mjaft seksi. Ndërkohë nuk ka mbetur jashtë fokusit të intervistës marrëdhënia e saj aktuale me Enca Haxhinë, arsyja pse nuk flasin me njëratjetrën ndërkohë që dikur kanë qenë mikesha të ngushta. Gjithçka ishte OK mes tyre, deri në momentin kur Trixa postoi një foto të bërë me phohotoshop, me të cilën u tha se po ironizonte Encën.
Por Enca nuk e la pa një përgjigje asokohe, ku i përmendi numrin e madh të koncerteve, që ajo realizonte. Në këtë intervistë Beatrix ka treguar se nuk ka asgjë personale me Encën, dhe se nuk e ka kuptuar ndonjëherë mllefin, që sipas saj Enca ka ndaj saj. “Unë jam gjithmonë e mira, nuk e di çfarë kanë njerëzit me mua. Unë kam nxjerrë diçka për qejfin tim, kujt i ka djegur, e ka mbajtur,” tregoi Trixa në intervistën e fundit, referuar fotos ku deformonte trupin me photoshop.
“Ajo mund të përmendë koncertet, por mua nuk më bën asgjë. Unë jam shumë e re, tani kam filluar karrierën dhe ndoshta i bëj hapat më të sigurt dhe mendoj, më afatgjatë. Më vjen keq që u transmetua e gjitha kështu, sepse njerëzit e mi të afërt ose njerëzit që i konsideroj si shokë e miq, i vlerësoj dhe do t’i kem gjithmonë në rrethin tim. Në momentin që dikush nuk është i duhuri për mua, veten nxjerrin. I urrej njerëzit që duan të duken. Nuk kam asgjë personale me Encën. Nuk e kuptova dot kurrë mllefin e saj”,është shprehur Trixa.
Si nisi sherri virtual dy vite me pare
Dikur mike, sot armike. Kjo për shkak të një sherri virtual në dhjetor të 2015-s, konflikt për të cilin janë dëshmitarë ndjekësit në Instagram të dy vajzave të muzikës. Shkak u bë një postim i Beatrix-it, me të cilin në media u fol se thumbonte Enca Haxhinë. Ajo postoi një foto ku shihet përdorimi i tepruar i photoshop-it, pas së cilës shihet dera e deformuar.
Sipas mediave, këngëtarja e kishte realizuar këtë foto për të ironizuar kolegen e saj Enca Haxhia, e cila kishte pasur një eksperiencë të tillë pasi vetë shkruante “no filter”, “no make up” nën këtë foto. Pas kësaj nuk vonoi shumë reagimi i Enca Haxhisë, e cila brenda ditës vendosi t’i kundërpërgjigjej koleges së saj, Beatrix Ramosaj.
Ajo e komentoi si xhelozi dhe pak minuta famë që dikush po i përfitonte në krah të saj.“Pure jealousy edhe te koncerti i shkollës when u tried to sabotage my appearance? I remember the only time u made it to front page Was when u mentioned my name…im giving u 15 minutes of fame, numëroji mirë.. Apo s’din me mbledh?! Për fansen time”, ka shkruante Enca në Instagram. Madje, Haxhiu ka shkruar se ku është ajo sot, pa karrierë, pa show, por vetëm në shtëpi, duke folur për të. Por edhe pse kanë kaluar pothuaj dy vjet, duket se marrëdhënia mes tyre ka mbetur armiqësore njësoj. /Panorama/

Të tjera
-
Konjufca bën homazhe në Izbicë të Skenderajt
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe dhe ka vendos...
-
Një ditë pas certifikimit të rezultateve, Hargreaves në zyrë te Kurti, ZKM: U diskutuan edhe hapat për formimin e qeverisë
Një ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, gjë e c...
-
Shtyhet prapë ETIAS, BE: Sistemi në funksion në 2026-tën
Sistemi evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit, ETIAS, është s...
-
Konjufca e Kurti nderojnë të vrạrët në mạsạkrën e familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu
Konjufca nderon të vrarët në masakrën e familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Lluga...
-
Bilanci i parë pas tërmetit shkatërrues në Mianmar, 144 të vdẹkur dhe mbi 700 të plạgosur
Tërmeti i fuqishëm i mëngjesit të sotëm në Mianmar shkaktoi të paktën 144 të ...
-
Çitaku: Në Kosovë jetesa po bëhet luks – Qeveria e paaftë dhe arrogante, po tallet me qytetarin
Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, e ka cilësuar qeverinë në ...
-
Shqiptari nga Tirana merr drejtimin e anijes luftarake amerikane USS Pearl Harbor
Alban Dervishi, një shqiptaro-amerikan, do të marrë drejtimin e luftanijes am...
-
Publikimi i akuzave të Shkëmb Manajt në grupin e kryesisë së LDK-së në Whatsapp, vjen një reagim nga Vetëvendosja
Pasi publikimeve të akuzave të nënkryetarit të LDK-së, Shkëmb Manaj, që i kis...
-
Breshër i madh në Podujevë, mbulohen edhe rrugët
Reshej të mëdha të breshërit kanë përfshirë një pjesë të Podujevë...
-
Lajçaku bëhet këshilltar i kryeministrit sllovak, përgjegjës për Ballkanin
Diplomati sllovak dhe ish-përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialo...
-
‘Shpërthịm’ në grupin në WhatsApp të kryesisë së LDK-së: Akuza për vjedhje votash e skema kriminale brenda partisë
Skema kriminale, manipulime e shitblerje të votave ka akuzuar të kenë ndodhur...
-
Presidenti sllovak tregon që Begaj i kërkoi njohjen e Kosovës, thotë se pozicioni negativ s’lidhet me Shqipërinë
Presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini, është pritur sot në Tiranë nga pre...