Sherifi: Taksa hiqet kur të pushojnë arsyet pse është vendosur
Autori: Gazeta inFokus 21:34 | 01 March 2019
Shefi i Grupit parlamentar i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se ky subjekt politik nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket taksës ndaj produkteve serbe, përcjell inFokus.
Sherifi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ende nuk kanë pushuar arsyet pse është vendosur masa ndaj produkteve serbe e boshnjake.
“Që nga momenti kur është vendosur kjo masë, NISMA ka pasur një qëndrim zyrtarë dhe formal: Taksa hiqet kur të pushojnë arsyet pse është vendosur ajo. Tani ka dalë në publik nocioni se taksa do të suspendohet”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Shefi i Grupit parlamentar i Nismës Socialdemokrate ka thënë se NISMA nuk ka ngulë thikë për taksën, por që nga fillimi asnjëherë nuk ka ndryshuar qëndrim për këtë çështje.
“NISMA që nga fillimi asnjëherë nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket kësaj çështje. NISMA as nuk ka ngulë thikë e as nuk ka prekur thikë me dorë, se lëre më të ngul thikë. Vazhdojmë të mendojmë se taksa dhe dialogu janë dy çështje të ndryshme”.
Sherifi ka thënë se është e ditur që Serbia ka vendosur kusht që të hiqet taksa për të vazhduar bisedimet, por sipas tij amerikanët nga Kosova po kërkojnë kërkesat që ne kemi për t’u hequr taksa.
“Dialogu duhet të sjellë njohjen, asgjë më pak se njohje. Serbia ka vendos kusht që nuk vijnë në tavolinë për të biseduar pa u hequr taksa”.
“Amerikanët kanë thënë se jemi të gatshëm të dëgjojmë kërkesat e juaja të cilat i keni për t’ia përcjellë Serbisë, me kusht që taksa të suspendohet. Pra, nuk janë duke kërkuar që taksa të hiqet vetvetiu”, deklaroi ndër të tjera Bilall Sherifi.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...