Sherifi: Kosova ka një urgjencë për dialogun me Serbinë
Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 02 June 2018
Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokratike, Bilall Sherifi, lidhur me marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, ka shkruar se çdo marrëveshje që nuk do të bazohej në opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, nuk do të vendoste drejtësi, prandaj si e tillë do të ishte e pa qëndrueshme dhe do të do të mbante në fuqi konfliktin e ngritë që nga koha e përfundimit të luftës.
Sipas tij, Kosova ka nevojë urgjentisht të përcjellë mesazhin se përfundimi i dialogut nuk ka lidhje me statusin politik të saj, i cili është përcaktuar në mënyrë përfundimtare dhe se Pavarësia e Kosovës tanimë është vendim definitiv i njohur nga GjND-ja si vendim legjitim që nuk ka shkelur asnjë normë të së drejtës ndërkombëtare.
Postimi i plotë:
Faza e paranegociatave në funksion të paragjykimit të marrëveshjes finale!
Në vend të mobilizimit të energjive të tërësishme të potencialit intelektual dhe profesional që të dalim sa më të fuqishëm në fazën finale të dialogut me Serbinë, hapësirën tonë politike dhe mediale e kanë vërshuar prognozimet e aktorëve të ndryshëm të shoqërisë sonë si gazetarë, opinionistë dhe politikan të profileve të ndryshme nga pozita dhe opozita rreth formës se si do të mbyllet dialogu në fjalë.
Në përgjithësi hapja e debateve është tejet pozitive për shoqërinë. Edhe në rastin konkret nuk ka asgjë të keqe të debatohet, sepse populli i Kosovës me të drejtë pret që nga përfundimi i këtyre negociatave të heq një ankth të madh. Ajo që mua nuk më duket në rregull është përpjekja për të parashikuar rezultatin përfundimtar të këtyre bisedimeve në atë formë sa që harrohet që jemi në atë që quhet “Fazë të Paranegociatave”.
Në këtë fazë të rëndësishme para negociatave lufta me nervat është shumë e shprehur. Secila palë tenton t’i përcaktojë kufijtë se çka është e pranueshme e çka nuk është e pranueshme për ta, çka është e mundshme të realizohet në këtë fazë e çka nuk është e mundshme e kështu me radhë.
Nëse u hedhim një sy qëndrimeve publike të bartësve të institucioneve të Serbisë do të shohim se duke filluar nga presidenti, anëtarët e qeverisë, deputet të parlamentit të Serbisë, kanë krijuar një konsensus të përgjithshëm që të përsërisin si në “korr” se “As me çmimin e hyrjes në BE nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës”. Fatkeqësisht, ngjashëm me këtë orientim parësor të Serbisë, është përhapur mendimi se “Serbia nuk do ta njeh Kosovën, por vetëm do të detyrohet të mos e pengojë në rrugën e integrimeve evropiane” e për kundër shpërblim ajo do të mund të vazhdojë rrugëtimin e saj drejt integrimeve evropiane.
Strategjia e Serbisë është e qartë: tentim për të plasuar edhe në opinionin publik të Kosovës idenë se ky shtet mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës e ka vijë të kuqe në bisedimet e ardhshme përfundimtare, me arsyetimin se një gjë e tillë do të ishte e papranueshme për popullin serb, për kishën serbe dhe për partitë radikale të Serbisë etj. Duke i dhënë hapësirë kaq të madhe strategjisë serbe në hapësirën tonë publike, ushtrohet presion i madh mbi opinionin publik të Kosovës, në funksion të ngulitjes së bindjes se pritjet tona për rezultatin final të negociatave duhet t’i ndërtojmë mbi “atë që do të jetë e pranueshme për Serbinë” dhe jo mbi atë se çka është e drejtë dhe e domosdoshme për t’i dhënë fund konfliktit mes dy vendeve.
Një gjë e tillë është fatale për procesin, sepse nuk përfill atë çka nuk është e pranueshme për Kosovën dhe popullin e saj. Kjo rrezikon të sjell edhe më pak se atë që është e pranueshme për Serbinë.
Përballë kësaj propagande agresive dhe luftë nervash Kosova ka nevojë urgjentisht të përcjellë mesazhin se përfundimi i dialogut nuk ka lidhje me statusin politik të saj, i cili është përcaktuar në mënyrë përfundimtare dhe se Pavarësia e Kosovës tanimë është vendim definitiv i njohur nga GjND-ja si vendim legjitim që nuk ka shkelur asnjë normë të së drejtës ndërkombëtare.
Çdo marrëveshje që nuk do të bazohej në opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që do të thotë, çdo gjë më pak se njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, nuk do të vendoste drejtësi, prandaj si e tillë do të ishte e pa qëndrueshme dhe do të do të mbante në fuqi konfliktin e ngritë që nga koha e përfundimit të luftës!
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...