Lajme

Shërbimi Korrektues me borxhe ndaj të ish të burgosurve

Autori: Gazeta inFokus 20:35 | 21 June 2017

Shërbimi Korrektues i Kosovës u ka mbetur borxh të burgosurve.

Vetëm në vitin e kaluar, nga të burgosurit e liruar nga Qendra Korrektuese e Dubravës, në llogari të SHKK-së, kanë mbetur 13 mijë e 844 euro, raporton KTV.

Në total, shuma që nuk u është kthyer të burgosurve, sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditorit për vitin 2016, shkon në 25 mijë euro.

-Advertisement-

Po në këtë raport, thuhet se zyrtarët përkatës kanë deklaruar se ‘disa prej të burgosurve, pas lirimit, nuk janë interesuar për mjetet, të cilat u kanë mbetur për vite me radhë’, por një gjë e tillë rrit rrezikun që këto mjete të keqpërdoren.

Këto mjete menaxhohen nga Ministria e Drejtësisë, ku auditori ka gjetur edhe shkelje të tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera