Sport

Shënon Kane, barazohet me Messin

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 26 December 2017

Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane, ka shënuar gol në ndeshjen kundër Southamptonit, e cila është duke u zhvilluar momentalisht në “Wembley” në kuadër të Premierligës angleze, që do të thotë se është barazuar me Lionel Messin si dy sulmuesit me më së shumti gola në vitin 2017.
Kane tani ka 54 gola brenda vitit kalendarik 2017 për klubin dhe Kombëtaren, po aq sa dhe Messi, transmeton Express.

Por, sulmuesi anglez ka ende kohë ta tejkalojë yllin argjentinas nëse shënon prapë në këtë ndeshje, e cila është e fundit për të në vitin 2017.

Messi e ka përmbyllur vitin me 54, pas golit në ndeshjen kundër Real Madridit në fundjavë.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera