Lajme

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Serbi

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 21 March 2020

Një burrë 59-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Qendrën Klinike të Vojvodinës, ka bërë të ditur kryeministrja serbe, Ana Bërbaniq.

“Ai e ka marrë virusin nga një person, djali i të cilit ka qenë në Milano”, ka thënë ajo, e cila në emër të Qeverisë dhe shtetit të Serbisë i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës.

Bërnabiq po ashtu bëri të ditur se në Serbi janë regjistruar edhe 32 rastet të reja të të infektuarve, duke çuar në 135 numrin total.

-Advertisement-

Sipas saj, në izolim shtëpiak janë 64 persona ndërsa tetë janë duke u trajtuar me ndihmën e respiratorëve.“Ekipet tona mjekësore po luftojnë për jetën e atyre tetë pacientëve”, ka thënë Bërnabiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera