Shënohet rritje e rasteve me Covid-19 në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 08:07 | 28 February 2023
Këtyre ditëve, Kosova ka shënuar shtim të rasteve të reja të COVID-19 me një tendencë të rritjes ditët në vijim. Ekspertët shëndetësorë thonë se imunizimi ka ndikuar që të përballohen me lehtë variantet e reja të gripit. Mirëpo, sipas tyre, pandemia ende nuk ka përfunduar. Ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën apel te qytetaret që të vazhdojnë me bartjen e maskave në ambiente të mbyllura dhe të vaksinohen.
Dy të vdekur dhe 12 raste të reja pozitive me COVID-19 është bilanci i raportuar të hënën në Kosovë. Kjo është konfirmuara nga Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë. Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj, në një prononcim për Radio Kosovën tha se aktualisht në klinikën që ai drejton janë të shtrirë tre pacientë, e që dy prej tyre janë me oksigjenoterapi. Sipas Vishajt, aktualisht situata është e qetë por që qytetarët duhet të kenë kujdes të shtuar këtyre ditëve.
“Qytetarët e vendit tonë cilët kanë moshë të shtyrë dhe që kanë sëmundje të rënda ta përforcojnë imunitetin me vaksinim kundër COVID-19. Ua rekomandoj qytetarëve se në vendet ku frekuentojnë e ku ka turma të shumta të përdorin masat për parandalimin e infeksionit siç janë: vendosja e maskave, higjiena personale etj. COVID-19 ende s’ka përfunduar, ai është në mesin tonë, ndonëse situata aktualisht është e qetë”, thotë Vishaj.
Ndërsa për sa i përket imunizimit, infektologu Nderim Hasani për Radio Kosovën tregon simptomat të cilat i përcjellin pacientet të cilët janë të vaksinuar dhe atyre në mungesë imunizimi.
“Simptomat te personat që kanë imunitet të plotë janë me një ftohje të lehtë, sepse këto variante janë të lehta si të një ftohje të zakonshme. Ndërsa të pacientët që kanë imunitet të kompromentuar siç janë moshat e shtyra, këto normalisht që mund të paraqitën edhe me simptoma më të rënda siç është bronkopneumonisë”, thotë Hasani.
Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që të vaksinohen. Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse duke zbatuar vendimet e Qeverisë, duke bartur maska në të gjitha ambientet e mbyllura, distancë, higjienë, dezinfektues për duar në të gjitha institucionet publike e private dhe të vaksinohen kundër COVID-19.
Të tjera
-
Hetimi për sụlmin në Ibër-Lepenc, Verma: FBI po punon me agresivitet për të gjetur sụlmuesit, që ata të japin llogari
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/...
-
Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Insti...
-
Ferat Shala në Komoran: Ky vit është një vit i fitores të Partisë Demokratike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shpresojmë që normalizimi Kosovë-Serbi të çojë te njohja e ndërsjellë, thotë Richard Verma
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte
Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar n...
-
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gra...
-
PDK hapë zyrtarisht fushatën nesër në sallën “1 Tetori” në Prishtinë
Partia Demokratike e Kosovës hapë zyrtarisht fushatën për Zgjedhjet e Përgjit...
-
Thyhet kutia e emergjencës në BBVA, ja çka shkruhet në të
Kutia e tretë e emergjencës është thyer në shtëpinë e Big Brother Albania VIP...
-
Komandanti i ushtrisë, Joseph Aoun zgjidhet president i Libanit
Parlamenti i Libanit votoi të enjten për të zgjedhur komandantin e ushtrisë, ...
-
PDK nesër e hapë fushatën në Sallën ‘‘1 Tetori’’: Kosova mundet ma mirë
Partia Demokratike e Kosovës do të hapë nesër (11 janar) zyrtarisht fushatën ...