Shengeni “mbyll dyert”: Ndalohen shqiptarët në Rinas, Gjermania “hetim” në kufi
Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 13 August 2017
Liria për të udhëtuar në zonën Shengen do të jetë e kufizuar për shqiptarët pas fluksit të kërkesave për azil në vendet e BE-së.
Disa vende i kërkuan shtetit shqiptar që të shtonte masat kundër azilkërkuesve, ndaj vetëm sot në Rinas janë ndaluar plot 39 shtetas shqiptarë duke mos u lejuar që të udhëtojnë në vendet Shengen.
Qytetarët u ndaluan pasi policia ka pasur dyshime se do të kalonin kufirin për të kërkuar azil në një nga vendet e BE-së.
Po kështu gjatë këtyre ditëve janë arrestuar 5 shtetas, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprën penale
“Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave”
“Vëmendje e veçantë edhe në drejtim të evidentimit dhe bllokimit të atyre shtetasve që kanë për qëllim kërkimin e azilit në Francë e në vende të tjera të BE-së” informoi sot policia e shtetit.
Sipas policisë ka pasur fluks të madh lëvizje këtë muaj .
“Gjatë muajit Gusht kanë kanë hyrë në Shqipëri 27345 shtetas shqiptarë si edhe 35918 shtetas të huaj. Kanë dalë 20332 shtetas shqiptarë si dhe 26886 shtetas të huaj. Gjatë dy ditëve të fundit ka një rritje të madhe të fluksit të hyrjes për në vendin tonë, ku numri arrin deri në 13 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Aktualisht në Rinas po punohet me 9
sportele në hyrje dhe 8 në dalje”.
Gjermania po ushtron kontrolle të rrepta tek shqiptarët që udhëtojnë në këtë shtet duke mos lejuar azilkërkues. 10 shqiptare janë ndaluar të hyjnë ilegalisht në Gjermani nga policia federale. Bëhet fjalë për dy familje të cilat po udhëtonin në një minibus në autostradën , afër Rottal-Ost kur janë kontrolluar nga policia shkruan portali gjerman plus.pnp.de, raporton oranews.
Ata kanë treguar pasaportat shqiptare. Nga kontrolli i dokumenteve është zbuluar se shoferi dhe shoqëruesi i tij kishin qenë më parë të dënuar për falsifikim dokumentesh dhe për trafikim të të huajve në Gjermani. Kur janë pyetur për qëllimin e qëndrimit në Gjermani ata kanë dhënë deklarime kontradiktore.
Pas marrjes në pyetje lidhur me qëllimin e udhëtimit dhe qëndrimit në Gjermani, ata ranë në kundërshtim me deklarimet e tyre.
Të tjera
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...