Lajme

Shembja e urës vë në dyshim teknikën e ndërtimit të shpejtë

Autori: Gazeta inFokus 23:53 | 16 March 2018

Dje në Florida të SHBA-ve është shembur ura me peshë prej 950 tonësh.
Ura ishte ngritur të shtunën e kaluar dhe ishte paraparë të shërbente si mbikalim për studentët e Universitetit Ndërkombëtar të Floridës.

Ndërtimi i urës u prezantua si një e arritur e madhe në fushën e ndërtimtarisë, pasi ajo u vendos aty brenda një dite, për të mos e penguar trafikun në autostradën me gjashtë kaorsi. Por shembja e saj një ditë më parë duke marrë jetën e gjashtë qytetarëve, të cilët ishin duke kaluar me vetura në momentin e shembjes së saj, ka vu në pikëpyetje teknikën inxhinierike e përdorur në ndërtim.

Ndërtimi i urës ishte bërë nga një grup kërkimor i krijuar me fonde federale disa vjet më parë, për të treguar se si mund të ndërtoheshin shtrirje të shpejta dhe më të lira në SHBA. Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi dështimin e veprës inxhinierike të papërfunduar. Ndërtimi i përshpejtuar i urës, përfshin përgatitjen e të gjitha pjesëve të saj jashtë zonës ku do të vendoset dhe lëvizja e pjesëve masive për t’u montuar në vend në të njëjtën kohë

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera