Rozë

Sheila s’përmbahet ndaj Beniadës: Të njoh mirë, vdes për vëmendje

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 13 October 2021

Spektakli i një mbrëmje më parë nxiti edhe shumë debate mes banorëve të cilat u reflektuan edhe teksa ata po konsumonin darkën.

Beniada dhe Sheila janë dy nga pesë të nominuarit dhe duket se ethet e largimit nga shtëpia kanë nisur të japin shenjat e para.

Beniada do planifikonte rutinën e mëngjesit të ardhëm derisa në bisedë e sipër i drejtohet Kledit me këto fjalë: Do zgjohedh nëse, do bësh stërvitje me Granitin. Pastaj do më zgjosh mua dhe këtë pilipicën këtu afër (Sheilën).

-Advertisement-

Ky epitet i vendosur nga Beniada nuk i pëlqeu aspak Sheilës e cila reagoi menjëherë duke i thënë modeles: Të njoh shumë mirë, je e bukur por nuk ke vetbesim. Kërkon vëmendje.

Situata ka agravuar mes sy vajzave teksa nuk janë kursyer me ironitë ndaj njëra-tjetrës.

Beniada në fund të debatit kërkoi falje por kjo duket se nuk e qetësoi mjaftueshëm Sheilën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera