Sport

Shehi kthehet në “vendin e krimit”, ja çfarë thotë për përballjen me Partizanin

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 25 August 2017

Orges Shehi, portieri i Skënderbeut, ka folur për përballjen me Partizanin në Europa League. Ai e ka të freskët tmerrin e Beogradit, ku natën e 14 tetor të vitit 2015 kishte shpërndarë disa grushte.

Orges Shehi do të kthehet përsëri në Beograd, aty ku në tetorin e vitit 2015 përjetoi një nga momentet më të vështira të karrierës përballë tërbimit të tifozëve serbë. Por këtë radhë, portieri kthehet si kapiten i Skënderbeut në Europa League, me bindjen se mund të marrë diçka edhe më pozitive.

“Gjithmonë ekipet janë të forta në short, jam i kënaqur nga ai i yni. Ne do të luajmë shanset tona me këdo që kemi përballë. Jam i bindur që nuk dalim pa pikë, por objektivat do ti shohim ndeshje pas ndeshje”, tha ai për “Panorama Sport”.

Sa u përket ngjarjeve të Beogradit, ai shpreson që të jenë tashmë pjesë e të kaluarës.

-Advertisement-

“Ka qenë një ngjarje jo e këndshme, natë e hidhur e historisë së futbollit. Por ajo ka kaluar tashmë, futbolli duhet të shërbejë për të bashkuar vendet dhe nuk është se shkojmë me atë kujtim të keq nga Beogradi”, tha portieri i Skënderbeut.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera