Shefja e kabinetit të Alban Hysenit punëson motrën në Komunë

Autori: Gazeta inFokus
15:30 | 16 August 2023
Ajsun Abdullahu Sadiku, shefe e kabinetit të kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni ka punësuar motrën në Komunë. Gazeta Insajderi ka marrë vesh se motra e saj, Ajsel Abdullahu, është punësuar në Drejtorinë për Kadastër.
Ajsel Abdullahu ka nisur punë në Drejtorinë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë – Gjilan këtë muaj. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo në profilin e saj në ‘Facebook’.
Abudllahu është ‘rehatuar’ në pozitën zyrtare ligjore.
Gazeta Insajderi ka mësuar se e njëjta është motra e shefes se kabinetit të Hysenit, Ajsun Abdullahu Sadiku.
Afërsinë familjare me shefen e Hysenit e vërteton edhe një shkrim e saj për motrën e vetë që e ka publikuar në rrjete sociale.
Lidhur me punësimin në fjalë Gazeta Insajderi ka pyetur edhe drejtorinë për Kadastër, Gjeodozi dhe Pronë, Bekim Salihu i cili nuk ka pranuar të deklarohet për rastin në fjalë.
“Pyetjet ju lutem drejtoni të personelit që merret me punësime”, tha ai shkurt për Insajderin.

Të tjera
-
Abdixhiku në darkën e liderëve evropianë: Kosova e përkushtuar ndaj rrugës evropiane dhe reformave demokratike
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, mori pjesë ...
-
Deli-Kodra: Haxhiu është e pa pranueshme për PDK-në, shkak dështimet e saja
Kandidatura e deputetes Albulena Haxhiu për kryeparlamentare nuk mori votat e...
-
Haradinaj: Duda Balje dhe Veton Berisha kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim
Dy muaj pas zgjedhjeve, Kosova ende nuk arriti as përfundimin e konstituimit ...
-
“Kurti të kërkojë falje”, “Hajde n’odë flasim” – Geci bën publik komunikimin që pretendon se e kishte me Konjufcën
Ish-deputeti Gani Geci tha sot në “Debat Plus” se një ditë para seancës konst...
-
Menaxheri i marketit në Deçan, i kthen 15 mijë eurot që dyshohet se i vodhi
Betim Likaj, i cili në cilësinë e menaxherit dyshohet se përvetësoi 15 mijë e...
-
Dyshimet për qumësht me salmonellë nga Shqipëria, deklarohet AUV-i
Ditë më parë, në mediat vendore dhe ato të Shqipërisë qarkulluan informacione...
-
“Limaj nuk dëshiron zgjedhje, do t’i merrte votat më lehtë se Haxhiu për kryetar të Kuvendit”
Analisti politik Blerim Canaj, në emisionin “Click” të RTV21, vlerësoi se qël...
-
`Pastrimi` reagon ndaj Komunës së Prishtinës për borxhin prej 2.2 milionë €
Bordi i Drejtorëve i Ndërmarrjes Publike KRM “Pastrimi”. ka reaguar me shqetë...
-
Haradinaj: Albin Kurti është fatkeqësia e Kosovës, ai është nën agjendën ruse
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj teksa fliste për gjendjen politike në vend kr...
-
U tha se ia kërkoi Gani Gecit votën, reagojnë nga kampi i Glauk Konjufcës
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gani Geci, deklaroi se n...
-
“As Donika Gërvalla nuk meriton votë, për shkak të sjelljeve të pahijshme”- Time Kadrijaj tregon se AAK-ja nuk do e votojë as Donika Gërvallen për kryeparlamentare
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka deklaruar se partia e saj nuk do të mbë...
-
Osmani: Shkelja e të drejtave të fituara të shqiptarëve në RMV duhet të kundërshtohet nga të gjithë shqiptarët
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Kryetar...