Shefi i Listës Srpska-s tregon se a janë pajtuar për ta votuar demarkacionin
Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 06 March 2018
Koalicioni qeverisës (PDK,AAK dhe Nisma) së bashku me deputetët e komuniteteve jo serbe dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës kanë arritur t’i mbledhin 78 vota për ta votuar demarkacionin. Mirëpo, as kaq vota nuk mjaftojnë që i njëjti të ratifikohet në Kuvendin e Republikës. Kjo pasi për ratifkimin e Demarkacionit me Malin e Zi kërkohet vota e 2/3 të deputetëve të Kosovës.
Kushtetuta e vendit për marrëveshjet për territorin, paqen, aleancat, marrëveshjet ndërkombëtare kërkohet 80 vota të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Megjithë përpjekjen e shefit të qeverisë, Ramush Haradinaj që të bindet Lista Srpska për ta votuar, këta të fundit ende nuk kanë marrë ndonjë vendim. Shefi i Grupit Parlamentar, Igor Simiq ka thënë për “Indeksonline” se subjekti i tyre ende është në konsultime. “Ende s’ka asgjë të re”, ka thënë shkurt ai.
Ndërsa i pyetur për takimin që zhvilloi para disa ditësh me krerët e institucioneve, Simiq nuk dëshiroi të flas rreth kësaj çështje.
Ndryshe, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli deklaroi se seanca për shënimin e kufirit mund të mbahet edhe gjatë javës që vjen.
Ndërkohë, edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë , Greg Delawie ka porositur deputetët se ka ardhur koha t’i jepet fund ratifikimit të kësaj marrëveshjeje këtë javë.
“Deputetë, është koha që këtë javë ta sillni atë në vijën e fundit”, ka thënë Delawie.
Të tjera
-
Mbështetje e jashtëzakonshme për Daut Haradinaj në Ferizaj: Vetëm bashkë mund ta sjellim ndryshimin
Atmosferë e jashtëzakonshme në Ferizaj, ku kandidati për deputet me numër 50,...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Tempera...
-
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gjatë vozitjes
Një aksident ka në Shkodër, ku mësohet se një 45-vjeçar ka pësuar arrest kard...
-
Kurti i ka dërguar zotim Komandantit të KFOR se nuk e çon FSK-në në veri
Komandanti i KFOR-it, italiani Enrico Barduani, në një intervistë për RTK 2 t...
-
Biden: Do e kisha mundur Trumpin në zgjedhje, por s’doja të isha President 86 vjeç
Presidenti i SHBA Joe Biden është shprehur se ai mund të ishte rizgjedhur Pre...
-
Bedri Hamza u premton zjarrfikësve 50% rritje pagash, sigurim shëndetësor e jetësor dhe rregullim të statusit me ligj
Në mbrëmjen e sotme, Bedri Hamza i ka vizituar zjarrfikësit e Mitrovicës. ...
-
A po rikthehet Jack Smith në Hagë?
Trump sërish deklaroi se prokurori Jack Smith do të kthehet në Hagë. Por, Pro...
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të...
-
Memli Krasniqi: PDK-ja e bashkuar dhe e organizuar për një të ardhme ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së t...
-
Emocionon doktori me fjalët e tij për mjekët që u detyruan ta lëshojnë Kosovën “Shumë bre e dhimbshme”
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin sonte i ftuar është doktor Infektol...
-
Bajrami për Muratin: Krenohet për borxhin e ulët publik, e sot vajton që “opozita nuk e lejoi”, jo zotëri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë s...
-
Muharremi: Kosova shpenzoi mbi 142 milionë euro për import të energjisë elektrike në 2024
Analisti dhe njohësi integrimeve evropiane Shenoll Muharremi ka treguar se pr...