Lajmi po përditësohet.
Shefi i Wagnerit humb jetën nga rrëzimi i avionit

Autori: Gazeta inFokus
19:37 | 23 August 2023
Një avion privat me dhjetë persona në bord – në mesin e të cilëve raportohet të ketë qenë edhe shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, u rrëzua në veri të Moskës, njoftoi Ministria ruse e Emergjencave.
“Avioni privat, Embraer Legacy, u rrëzua jashtë lokalitetit të populluar, Kuzhenkino, në rajonin Tver. Dhjetë persona, përfshirë tre anëtarë të ekuipazhit, ishin në bord. Sipas raporteve paraprake, të gjithë humbën jetën”, tha shërbimi për shtyp i Ministrisë.
Agjencia Federale për Transportin Ajror të Rusisë – Rosaviatsiya – shtoi se në listën e pasagjerëve ishte edhe emri dhe mbiemri i Yevgeny Prigozhinit.
Avioni raportohet se i përkiste grupit të tij mercenar, Wagner.
Sipas agjencisë së lajmeve TASS, ai po fluturonte nga Moska në Shën Petersburg.
Një kanal në Telegram, i njohur si Gray Zone dhe i lidhur me Wagnerin, raportoi se avioni u rrëzua nga mbrojtja ajrore në rajonin Tver, në veri të Moskës.
Megjithatë, zyrtarët nuk i komentuan arsyet e mundshme të incidentit.
Rosaviatsiya tha se hetimet tashmë kanë nisur.
Dikur aleat i presidentit rus, Vladimir Putin, Prigozhin udhëhoqi një rebelim të dështuar kundër forcave të armatosura ruse në muajin në qershor.
Prigozhin nuk u arrestua apo ndalua në atë kohë, por Putin e cilësoi kryengritjen si “thikë pas shpine” dhe u zotua se do t’i ndëshkojë të gjithë “tradhtarët” e përfshirë.
Nga ajo kohë, vendndodhja e shefit të Wagnerit ishte kryesisht e panjohur. Ai u shfaq në videon e tij të parë që nga rebelimi në fillim të kësaj jave. Në pamjet e xhiruara mesa dukej në Afrikë dhe të publikuara më 21 gusht në Telegram, Prigozhin u pa duke qëndruar në një shkretëtirë dhe me një pushkë në duar.
Më parë, ai besohej se lëvizte midis Rusisë dhe Bjellorusisë.

Të tjera
-
Carney i Kanadasë siguron fitore historike dhe thotë se ‘Trump po mundohet të na thyejë, por kjo s’do të ndodhë kurrë’
Partia Liberale e Mark Carney fitoi zgjedhjet kanadeze. Në fjalimin e tij ...
-
Kapet 1 kg marih*uanë në një automjet në Vushtrri, arrestohet i dyshuari
Një operacion policor në Vushtrri ka rezultuar me sekuestrimin e një kilogram...
-
Raporti për të drejtat e njeriut: AI përmend ligjet që s’i kaloi Kuvendi i Kosovës
Shtypja e mendimeve ndryshe, përshkallëzimet e konflikteve të armatosura, për...
-
Mot i kthjellët dhe me diell sot
Me kthjellime e diell parashihet dita e martë. Frynë erë e lehtë dhe mesatare...
-
AGK mban konferencë për media
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës sot do të mbajë konferencë për media N...
-
Berisha: Nëse edhe sot nuk ndryshon situata, s’ka kuptim më të shkohet më në Kuvend
Deputeti nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, ka shprehur shqetësimin për...
-
Sot tentativa e tetë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit...
-
I nënshtrohet operimit 24-vjeçari që u rrëzua nga skelet në Mamushë
Një 24-vjeçar është lënduar sot në Mamushë, pasi ra nga skelet gjatë kohës sa...
-
“Atij i pëlqejnë burrat”, banori i FermaVip tronditet nga letra e gruas
Një tjetër histori tronditëse dhe dramatike është treguar këtë të hënë në spe...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Të Martën në Kosovë pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe vranësira të pa...
-
Punëtori bie nga skela gjatë punës në Mamushë – dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur sot në komunën e Mamushës, ...
-
Gruda: Edhe nëse Hamza bëhet kryeministër, nuk e votoj Haxhiun nën diktat
Ngërçi politik për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, është tema që u zhvill...