Shefi i ri i KE-së pritet t’i takojë liderët e Ballkanit javën e ardhshme, për shkak të agjendës Osmani delegon ftesën te institucionet tjera
Autori: Gazeta inFokus 08:21 | 27 November 2024
Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, javën e ardhshme pritet t’i mbledhë liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ftesë për takim ka pranuar më 9 nëntor edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila për shkak të agjendës së ngjeshur dhe vizitës në Brunei nuk mund të merr pjesë, por kanë rënë dakord që ftesa të delegohet tek institucionet e tjera në Kosovë.
Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani.
“Më datë 5 nëntor 2024, Presidentja Osmani ka pranuar ftesë nga Presidenti i Këshillit të BE-së, z. Antonio Costa, për të marrë pjesë në darkën e shtruar për liderët e Ballkanit Perëndimor më 3 dhjetor në Bruksel.
Për shkak të agjendës ndërkombëtare të paracaktuar dhe vizitës shtetërore tashmë të konfirmuar në Brunei, ku Presidentja Osmani do të udhëtojë me ftesë të Sulltanit të Bruneit më datë 2-3 dhjetor 2024, kabineti i Presidentes e ka informuar kabinetin e Presidentit Costa për pamundësinë e pjesëmarrjes kësaj radhe. Rrjedhimisht, si rezultat i kësaj, është rënë dakord që ftesa të delegohet tek institucionet e tjera në Kosovë.
Megjithatë, meqë Presidentja Osmani do të përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor më 18 dhjetor (ftesë tashmë e dërguar dhe konfirmuar), me qëllim të përgatitjeve dhe koordinimit sa më të mirë, Presidentja është dakorduar me institucionet e BE-së që të vizitojë Brukselin më datë 4 dhjetor (pra do të udhëtojë direkt nga Brunei) ku me Presidentin Costa dhe institucione të tjera të BE-së do të diskutojnë për pritshmëritë nga ky Samit”, ka bërë të ditur për Telegrafin, Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani.
Të tjera
-
Në përvjetorin e 112-të të pavarësisë së Shqipërisë ngrihet flamuri shqiptar në Nju Jork
Kreu i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams ka mbajtur një ceremoni në Bowling ...
-
Policia shqiptoi 2.181 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Mori 450 euro kartmonedha false nga kompanitë, burri në Prishtinë raporton rastin në polici
Policia ka raportuar se një burrë ka deklaruar që ka pranuar nga kompani para...
-
Lirohet nga arresti shtëpiak Sali Berisha
Pas rreth një viti nga arresti shtëpiak, Sali Berisha është lënë i lirë. Gjyk...
-
Hidhen dy grạnạta dore në oborrin e stacionit policor në Zveçan
Dy granata dore janë hedhur mbrëmë në oborrin e stacionit policor në Zveçan, ...
-
Kolonë e gjatë në Merdare, dhjetëra kamionë me mallra serbe hyjnë në Kosovë
Kamionë me mallra serbe, të cilët kanë synim tregun e Kosovës, kanë krijuar n...
-
Ministrja Haxhiu dhe ambasadori britanik mbajnë sot konferencë për media
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ambasadori i Mbretërisë s...
-
Sherbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon sot 25-vjetorin e themelimit. E me ra...
-
Krasniqi e quan kryevepër filmin dokumentar që portretizon jetën dhe karrierën e Toni Kukës
Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi mbrëmë mori pjesë në...
-
Presidentja Osmani pritet me nderime të larta ushtarake nga homologu i saj kolumbian
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime të ...
-
“Auhh tash vajzat po kanë shumë interesim për çiftelia, bile ma shumë se djemt”- Befason krijuesi i çiftelijave nga Medvegja
Sokol Musliu nga Medvegja i apasionuar për çiftelinë që nga mosha 12 vjeçare,...
-
112 vjetori i Pavarësisë, flamuri shqiptar ngrihet në Nju Jork
Kreu i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams ka mbajtur një ceremoni në Boëling ...