Shefi i NATO-s: Ukraina, në pozitë të mirë për ta çliruar territorin e pushtuar
Autori: Gazeta inFokus
15:25 | 27 April 2023
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha më 27 prill se ndihma ushtarake nga aleatët dhe partnerët i ka përmirësuar ndjeshëm gjasat e Ukrainës për t’i çliruar territoret e pushtuara nga Rusia që nga fillimi i pushtimit të saj të paprovokuar.
Deklarata e shefit të aleancës veri-atlantike ushtarake erdhi përderisa Kievi zyrtar raportoi se luftime të ashpra po zhvilloheshin për ta fituar kontrollin e Bahmutit, qytet në lindje të Ukrainës që ka qenë epiqendra e ofensivës ruse.
Stoltenberg, duke folur para gazetarëve në selinë e NATO-s në Bruksel, tha se “më shumë se 98 për qind” e pajisjeve luftarake të premtuara nga aleatët tashmë i janë dorëzuar Ukrainës.
“Bëhet fjalë për mbi 1.550 automjete të blinduara, 230 tanke dhe pajisje të tjera, duke përfshirë sasi të mëdha municionesh”, tha ai në një konferencë për media me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.
“Gjithsej, ne kemi trajnuar dhe pajisur më shumë se nëntë brigada të reja të blinduara ukrainase. Kjo do ta vendosë Ukrainën në pozitë të fortë për të vazhduar rimarrjen e territorit të pushtuar”, tha Stoltenberg.
Nuk dihet saktësisht se sa trupa ishin të përfshira në këto stërvitje, por në ushtritë perëndimore, një brigadë ka rreth tre deri në pesë mijë ushtarë.
Megjithatë, shefi i aleancës ushtarake paralajmëroi se “ne nuk duhet ta nënvlerësojmë kurrë Rusinë” pavarësisht nga mbështetja ushtarake “e paprecedentë” që Ukraina mori nga partnerët dhe aleatët e saj.
Moska ishte “e gatshme të dërgojë mijëra trupa me përqindje shumë të lartë viktimash”, tha ai.
Deklaratat e Stoltenbergut erdhën mes raporteve se Kievi po përgatiste një kundërofensivë të shumëpritur që mund të niste sapo të ngrohej moti dhe të përmirësohej terreni.
Yevgeny Prigozhin, biznesmeni i lidhur me Kremlinin që kontrollon grupin famëkeq mercenar, Wagner, që po drejton sulmin rus ndaj Bakhmutit, tha më 26 prill se Kievi me shumë gjasa do ta nisë kundërofensivën e vet, të cilën ai e quajti “të pashmangshme”, në fillim të muajit të ardhshëm.
Pala ukrainase nuk e ka komentuar deklaratën e Prigozhinit./rel

T� tjera
-
Fehmi Hoti pret në takim ambasadorin britanik, diskutohet mbështetja për Policinë e Kosovës
U. D. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Fehmi HOTI, me b...
-
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në punimet e Sesionit të 38-t...
-
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në punimet e Sesionit të 38-t...
-
Melodia nacionaliste serbe në Bruksel, eurodeputeti belg ia përplas Marta Kos-it vrasjet dhe dëbimet e viteve 1998/99 në Kosovë
Eurodeputeti belg, Michel De Maegd, ka kritikuar ashpër interpretimin e një k...
-
Investitorët japonezë shqyrtojnë mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik me Kosovën
Zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike dhe krijimi i mundësive të reja për invest...
-
Rikthehet furnizimi me energji në Prishtinë
KEDS ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me energji në Prishtinë.Në njoft...
-
Haxhiu kërkon mbështetjen e Kroacisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar mbështetjen e Kr...
-
Raporti i Gallupit për 2025-tën: Kosova, ndër vendet më të sigurta në Evropë
Kosova është renditur ndër vendet më të sigurta në Evropë sipas Indeksit Glob...
-
Erërat e forta, Inspektorati i Punës kërkon masa të shtuara për sigurinë e punëtorëve
Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të n...
-
Rama: Ndryshim-ligji për Specialen nuk është i PDK’së, është për vlerat e luftës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka deklaruar s...
-
Limaj për rikthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale: Jam SHOKU
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar kërkesën për ri...
-
Rreth 2,500 konsumatorë të Prishtinës mbesin pa energji elektrike
KEDS ka njoftuar se si pasojë e një avarie në NS 110/20 kV Prishtina 6, rreth...



































