Shefi i NATO-s jep shpresë: Ukraina e ka momentumin në luftë, Putin po dështon

Autori: Gazeta inFokus
17:22 | 11 October 2022
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të martën se “Ukraina e ka momentumin” në luftën kundër Rusisë, dhe se aleanca perëndimore do të jetë me Kievin sa të ketë nevojë.
“Ndonëse Rusia është duke rritur numrin e sulmeve të tmerrshme ndaj civilëve dhe infrastrukturës kritike, presidenti (rus, Vladimir) Putin është duke dështuar në Ukrainë”, ka thënë Stoltenberg në një konferencë për media, para nisjes së takimit në Bruksel, mes ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të aleancës.
Ai ka thënë se NATO-ja do të kryejë ushtrimet vjetore për mbrojtje bërthamore javën tjetër, dhe se është duke vëzhguar nga afër forcat bërthamore të Rusisë. “Nuk kemi parë ndonjë ndryshim në pozicionet e Rusisë, mirëpo ne jemi vigjilentë”, ka shtuar ai.
Ai ka thënë se çfarëdo sulmi në infrastrukturën kritike të NATO-s, do të nxisë “përgjigje të përbashkët dhe të vendosur”. Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka nënshkruar ditë më parë dekretet për aneksim të katër rajoneve ukrainase – Donjeck, Luhansk, Zaporizhja dhe Herson.
Ai ka thënë më pas se do t’i konsiderojë sulmet në këto territore si sulme ndaj vetë Rusisë dhe do të përdorë të gjitha mjetet për t’i mbrojtur ato. Perëndimi e ka dënuar vendimin e Putinit për aneksim, duke thënë se është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Të tjera
-
“Artane Rizvanolli po rren”, drejtoresha e RTV 21 i reagon ashpër ministres për “tregun e hapur energjetik”
Drejtoresha e RTV 21, Afërdita Saraçini- Kelmendi, i ka reaguar ashpër minist...
-
Aksidenti në Polluzhë të Drenasit, kjo është gjendja e të riut që ishte në veturë me 24-vjeçaren
Gjendja e të riut që u aksidentua në Polluzhë të Drenasit është stabi...
-
Bajrami kërkon hetim pas deklaratës së Rizvanollit: Çmimi i MWH-së nga 64 mund të kalojë në 260 euro
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar hetim pas deklaratës së minis...
-
Sulmi me dronë, Zelensky: Veprimet e Ukrainës padyshim që do të hyjnë në librat e historisë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur për herë të parë në lidhj...
-
Kjo është 24-vjeçarja që vdiq pas aksidentit në Polluzhë të Drenasit
Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi...
-
“Tregu i hapur energjetik”, Rafuna: Asnjë fabrikë të dielën nuk punon, çmimi i energjisë arrin në 64.3 euro për megavat
Sot ka hyrë në fuqi tregu i lirë energjetik siç e quan Qeveria, përkundër kun...
-
Shefi gjerman i Mbrojtjes: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve të ardhshme
Anëtarët e aleancës perëndimore të NATO-s duhet të përgatiten për një...
-
Haradinaj: Gëzuar ditëlindjen, mik i madh i yni, William Walker
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar ditëlindjen e ish-ambasadorit...
-
Një vjet nga vdekja e kolonel Zejnullah Prokshit, përurohet pllaka përkujtimore për nder të tij
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë pjesë në nj...
-
Inteligjenca artificiale përbën një kërcënim më të madh për punët që mbahen nga gratë
Sipas një raporti të fundit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), mbi ...
-
Të shtëna masive në Karolinën e Veriut, një person vdes – 11 plagosen
Një person vdiq dhe 11 të tjerë u plagosën nga të shtënat masive në...
-
Rusia konfirmon se Ukraina kreu sulme me dronë në aeroporte
Ministria ruse e Mbrojtjes e ka pranuar se pati sulme nga Ukraina në aero...