Lajme

Shefi i Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë, reagon pas sulmeve ndaj policisë në Ujman

Autori: Islam Morina 21:42 | 06 August 2022

Shefi i misionit të BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë – EULEX, Lars-Gunnar Wigemark, ka reaguar pas sulmeve me armë ndaj Policisë së Kosovës sot te Liqeni i Ujmanit, shkruan Gazeta Infokus.

Të shtënat në Ujman i ka quajtur sulm i armatosur ndaj policisë, duke thënë se këto sulme përveç të rrezikshme, janë edhe akte kriminale e që duhen ndalur.

“Të shtënat e sotme në Liqenin Gazivoda/Ujmani janë sërish sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës. Askush nuk është lënduar, por këto sulme jo vetëm që janë të rrezikshme, ato janë akte kriminale dhe duhet të ndalen menjëherë. EULEX-i do t’i të rris patrullimet në zonë”, ka shkruar Lars-Gunnar Wigemark./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera