Lajme

Shefi i EULEX: Hapja e urës të bëhet përmes dialogut, s’duhet të jetë çështje e vendimeve të njëanshme

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 16 May 2023

Shefi i EULEX, Lars-Gunnar Wigemark tha se aktualisht situata në veri është e qetë por ka shumë tensione, nën sipërfaqe.

Wigemark ka përsëritur se çështja e hapjes së Urës së Ibrit duhet të diskutohet në kuadër të dialogut.

“Kemi parë një numër incidentesh dhe për këtë i bëjmë thirrje të gjithëve që të tregojnë përmbajtje. Mund të jetë çështje e hapjes së urës që është diskutuar nga Asambleja Komunale e Mitrovicës së Veriut dhe për të cilën Bashkimi Evropian ka qenë shumë i qartë se kjo duhet të diskutohet në kontekstin e dialogut. Nuk duhet të jetë çështje e vendimeve të njëanshme nga askush e posaçërisht në këtë kohë kur jemi në një pikë të rëndësishme dhe të ndjeshme në dialog dhe gjithashtu në përgjithësi në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu edhe në nivelin lokal dhe dëgjuam edhe në këtë tryezë të rrumbullakët se sa e rëndësishme është që të dëgjohet popullata lokale edhe në Jug edhe në Veri të Mitrovicës. Posaçërisht kur bëhet fjalë për serbët e Kosovës zëri i tyre duhet të dëgjohet.

-Advertisement-

Wigemark vëri thirrje që palët t’i përmbahen retorikave provokuese, sidomos në kohën kur po zhvillohet dialogu Kosovë-Serbi.

“Ne po vazhdojmë me patrollimet tona të zbulimit së bashku me kolegët nga Policia e Kosovës dhe ata të KFOR-it, kemi patrollime të sinkronizuara. Është me rëndësi që të përpiqemi të stabilizojmë situatën. Siç e thash i bëjmë thirrje secilit që të tregojnë përmbajtje dhe t’i japin dialogut kohë dhe hapësirë të nevojshme për të gjetur zgjidhje. “, tha ai për RTV 21.

Gjatë javës së kaluar edhe ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak gjatë qëndrimit në Kosovë tha se çështja e hapjes së Urës së Ibrit, duhet të zgjidhet përmes dialogut.

Këtë deklaratë Lajçak e bëri nga ura kryesore mbi lumin Ibër që ndan pjesën veriore dhe jugore të Mitrovicës.

“Çështja e hapjes së urës duhet të zgjidhet me dialog, ku palët të arrijnë një marrëveshje. Gjithçka duhet të zgjidhet me dialog”, tha ndër të tjera Lajçak gjatë javës së kaluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera