Shefi i Bordit në GEN-I: Po, kemi pasur kontratë me Berishajn – s’mund ta zbulojmë kontratën, është sekret biznesor
Autori: Gazeta inFokus 20:03 | 24 February 2023
Shefi i ri i Bordit të kompanisë së energjisë elektrike GEN-I, Maks Helbl, ka pranuar në emisionin Tarça (Target) i transmetuar në televizionin shtetëror të Sllovenisë, se dega në Beograd e kësaj kompania e ka paguar Martin Berishajn si konsulent.
Atij i është kërkuar nga autorja e emisionit ta bëjë publike kontratën në mes kompanisë dhe Berishajt, por Helbl tha se “nuk e bën dot, meqë ato janë dokumentacione të brendshme dhe nuk i zbulojnë për publikun”.
Maks Helbl, që ndryshe është edhe bashkëshorti i Sekretares së Përgjithshme të qeverisë së kryeministrit aktual slloven, Robert Golob ka folur edhe për ndihmën që u ka dhënë Berishaj për shkak të lidhjeve dhe njohurive të tij për shtetet e Ballkanit Perëndimor ku GEN-I ka shitur e blerë rrymë, përfshirë Kosovën.
“Berishaj na ka dhënë këshilla të rëndësishme. Ky është një person që ka një nivel të caktuar të besimit në publik, ka njohuri edhe për situatën politike në rajon, bazuar në njohuritë e tij ai është në gjendje të sigurojë informacione të nevojshme për tregjet e Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë”, ka shtuar ndër të tjera Helbl.
Helb ka mohuar se transaksionet e bëra nga GEN-I dega në Beograd për tek kompania e Martin Berishajt, të cilat kapin shumën rreth 475 mijë euro, pra më shumë sesa fitimi neto i GEN-I në Beograd (390 mijë euro) janë bërë mbi bazën e kontratave fiktive.
“Të gjitha transaksionet janë të bazuara mbi kontratat e shitjes së energjisë elektrike të realizuara nga Martin Berishaj. Ai dha informacionin e nevojshëm që është thelbësor për të bërë atë konkurrues në një treg të veçantë”.
Ndryshe, Televizioni shtetëror i Sllovenisë të enjten, ka transmetuar një emision ekskluziv lidhur me skandalin e madh financiar ku është përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Emisioni më i shikuar investigativ Tarça (Target) ka realizuar një edicion special rreth skandalit financiar të kompanisë GEN-I ku fokus i emisionit, ishte pikërisht ambasadori Martin Berishaj.
Sipas emisionit investigativ rasti më i nxehtë me të cilin po merret policia sllovene për momentin janë marrëdhëniet ballkanike të GEN-I.
Çështja më e diskutuar e këtij skandali financiar, sipas emisionit në fjalë, ishin transaksionet e degës së GEN-I në Serbi në kompanitë e ambasadorit Martin Berishaj. /Albanian Post/
Të tjera
-
Ramush Haradinaj – Albin Kurtit: Ende nuk je përgjigjur se si u gjete i mbuluar me batanije, në një makinë me agjentë serbë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, reaguar pas p...
-
Tre qenë të ngordhur nga helmimi në Prishtinë, flasin nga AUV
Gjatë ditës së djeshme ka pasur raportime rreth dyshimeve se disa qenë janë h...
-
KCSF lanson fazën e dytë të Programit EJA Kosovë dhe ndanë Çmimin për Demokraci 2023
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), ka mbajtur sot ceremoninë e lan...
-
Aktivistë të PSD-së thumbojnë VV-në për Radojiçiqin, ia modifikojnë moton “Me zemër”
Aktivistë dhe anëtarë të PSD-së së Dardan Molliqajt kanë filluar të shpërndaj...
-
Kryeministri Kurti i kundërpërgjigjet Liburn Aliut i cili tha se VV-ja gaboi që mbështeti PVD-në në zgjedhjet në Luginë
Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur ministrit të Infrastrukturës, bas...
-
Policia e Kosovës nesër mban ushtrim fushor pranë Aeroportit të Prishtinës
Policia e Kosovës nesër duke filluar nga ora 09.00, do të mbajë Ushtrim Fusho...
-
Gjykimi për krïme lufte, dëshmitari: S’muj as me përshkru se çfarë tmerri ka ndodh atë ditë
Në rastin ku Ekrem Bajroviq po akuzohet për krime lufte, dëshmitari Shefqet B...
-
Në Rusi shënohet ditëlindja e Navalnyt pavarësisht paralajmërimeve zyrtare
Mbështetësit dhe familjarët e Aleksei Navalnyt janë duke shënuar ditën kur kr...
-
Kurti: Mimoza Kusari s’është në VV, edhe po të ishte, VV ka komisione, kryetari s’është diktator
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka folur para gazetarëve, ku është p...
-
Rama: Funksionalizimi i kamerave të sigurisë do të rritë sigurinë e përgjithshme në kryeqytet
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama thotë se funksionalizimi i ka...
-
Raportet me Osmanin, Kurti: Nganjëherë kam dallime edhe me Konjufcën e Gërvallën, s’besoj se janë të patejkalueshme
Kryeministri Albin Kurti tha se ka “bashkëpunim të ngushtë” me presidenten Vj...
-
Përgjigja tjetër e Kurtit për bisedën Kusari-Radojiçiq: Situatë e montuar, po përpiqeni të bëni dramaticitet
Kurti është deklaruar për përgjimet mes Mimoza Kusarit dhe Millan Radojiçiqit...