Lajme

Shefi i asamblistëve të VV-së i bashkohet një tjetër partie

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 02 November 2018

Shefi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në Ferizaj, Ali Halimi, nga sot i është bashkuar Nismës Socialdemokrate. Bashkë me Halimin nga Vetëvendosje tek Nisma kanë aderuar edhe disa anëtarë tjerë të partisë së Albin Kurtit.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, iu ka uruar mirëseardhje anëtareve të rinj. Nisma në Ferizaj, sipas Limajt, do të jetë shumë më e fuqishme.

“Sot është një ditë e rëndësishme për Nismën. Nga sot pjesë e familjes tonë politike do të bëhet shefi i asamblistëve të VV-së në Ferizaj, Ali Halimi me bashkëpunëtore. Nisma në Ferizaj do të jetë shumë më e fuqishme. I urojmë mirëseardhje asamblistit për t’i ofruar bashkëpunimin e përbashkët të Nismës në Ferizaj dhe Kosovë”, ka thënë Limaj.

-Advertisement-

Ali Halimi ka thënë se ka kënaqësinë që i është bashkuar Nismës. Ai është zotuar se do të angazhohet që idetë socialdemokrate t’i forcojnë në Ferizaj dhe Kosovë.

Nismës nga sot i janë bashkuar edhe Beki Ademi, Rexehp Ramadani, Enver Ismajli, Isadora Zeqiri, Mevludin Ibishi dhe Flamur Sallahu të gjithë ish anëtar të Vetëvendosjes në komunën e Ferizajt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera