Lajme

Shefi dhe Zëvendësi i Hamasit vritẹn në sulmin ajror në Gaza

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 02 January 2025

Në një sulm ajror izraelit të enjten, u vra shefi i Hamasit dhe zëvendësi i tij, të cilët po operonin nga një qendër komande e vendosur brenda ndërtesës së komunës së Khan Younis.

Sulmi goditi ndërtesën, duke shkaktuar shkatërrim dhe viktima të shumta, raporton BBC.

Sulmet izraelite vazhduan edhe në zona të tjera të Gazës, ku raportohen të paktën 30 të vrarë, përfshirë dhjetë në Jabalia dhe katër në kampin Shati.

-Advertisement-

Në Deir al-Balah dhe kampin Maghazi u regjistruan gjithashtu viktima, sipas agjencisë palestineze Wafa.

Ky është një nga sulmet më të ashpra në konfliktin që ka marrë jetën e mbi 45,580 personave në Gaza që nga fillimi i tij në tetor 2023.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera